web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma Territoriale përplas kryebashkiakët me qeverinë: Do të preken 300 mijë banorë

8 Tetor 2026, 13:40, Aktualitet CNA

Reforma Territoriale përplas kryebashkiakët me qeverinë: Do

Protesta kundër propozimit të PS-së për Reformën Territoriale ka mbledhur kryebashkiakë, të cilët kundërshtojnë bashkimin e njësive vendore të parashikuar në draft.

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri, deklaroi se ndryshimet prekin rreth 300 mijë banorë dhe ngriti pikëpyetje për kriteret e përdorura në përcaktimin e bashkive që do të shkrihen.

Sipas tij, reforma nuk garanton zhvillim për zonat e prekura. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, i cili paralajmëroi se ndryshimet mund të thellojnë shpopullimin dhe u bëri thirrje deputetëve të mos e miratojnë.

Në protestë ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja. Një nga ndryshimet e propozuara parashikon bashkimin e Rrogozhinës me Kavajën./ CNA





Lajmet e fundit nga