Ndarja territoriale, Bardhi në Kuvend: Pse shkrihet Divjaka dhe jo Vau i Dejës? E kërkoi Tom Doshi?

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po shkel ligjin me reformën territoriale, pasi sipas tij nuk është marrë mendimi i banorëve të bashkive që preken nga ndarja e re.

Bardhi kundërshtoi shkrirjen e Bashkisë së Divjakës, ndërsa ngriti pikëpyetje për mbajtjen e Bashkisë së Vaut të Dejës duke pretenduar se kjo lidhet me interesat politike të Tom Doshit.

“Ligji të detyron që në relacion të përfshish mendimin e popullatës. Në relacion ke thënë që nuk e ke marrë mendimin e popullatës. Si futet në procedurë një iniciativë që shkel ligjin? Nuk ka mendime të qytetarëve që preken nga reforma. Si të futem të votoj, kur më mungon një element që ligji e ka të detyrueshëm?

Swiss Digital Desktop Reklama

Me çfarë logjike shkrihet Bashkia e Divjakës dhe mbahet në këmbë, kur për ne duhet të qëndrojë në këmbë Vau i Dejës? Ta kërkoi Tom Doshi, se e ka bashki personale? Ka rënë numri i banorëve, prandaj po i shkrijnë bashkitë. Këtë shpopullim, a nuk e solli reforma juaj e vitit 2015? Tani të shpopullojmë edhe 15 bashkitë që shkrijmë?”, tha Bardhi. Në fakt PSD e Tom Doshit mbetet garancia e PS për të krijuar numrin 84 deputetë, sepse PS ka një deputete shkodrane që ka ikur dhe në dyshim votën e Erion Braçe. Ndaj Doshi vendos sot për Reformën.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD ka sulmuar PS se po bën reformë territoriale për interesa politike e jo se duhet realisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?