Bardhi në Kuvend për Reformën Territoriale: Shkrihet Divjaka se nuk e do Balluku kryetarin, mbahet Vau i Dejës
Parlamenti ka mbërritur në pikën e rendit të ditës që flitet për Reformën Territoriale dhe deputetët kanë mundësinë e pyetjeve për Arbjan Maznikun, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale.
Pyetje për të ka pasur edhe nga Berisha, i cili nuk i ka kursyer akuzat ndaj Maznikut, i cili më parë ka punuar krah Veliajt në Bashkinë e Tiranës.
“Një njeri kaq i papërgjegjshëm paraqitet këtu me një dokument antikushtetues, që bie në kundërshti me parimet ndërkombëtare të shteteve të lira. Si ka mundësi që ti je këtu dhe Erjon Veliaj në burg për të njëjtat krime?
Si ka mundësi që ti je këtu dhe drejtorët e 5D janë në burg? Çfarë të bën ty kaq… Nuk po futem te jeta private, por te këto që kanë impakt te qytetarët. Si mund të pranosh një dokument të tillë kur themelore është jeta e qytetarëve? Si shkove ti në Hotel Barcelona?
Kush të pagoi ty? Prandaj shqelmon me banditizëm interesat e qytetarëve. Këto pyetje po bëj. Keni futur gardën, po bëni prova për të mbrojtur Edi Ramën, por ai më mirë të mos vijë këtu. Është figura më e urryer e shqiptarëve”, tha Berisha.
Top Channel