Vllaznia në ndryshim, Vioresin Sinani largohet nga drejtimi sportiv dhe pritet të marrë një tjetër rol

Vioresin Sinani nuk do të jetë më drejtor sportiv i Vllaznisë. Ai ka paraqitur sot dorëheqjen, e cila është miratuar nga presidenti i klubit, Alban Xhaferi.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve nga Shkodra, përgjegjësia për këtë detyrë pritet t’i besohet Alban Nezirit. Drejtuesit e klubit e kanë mbështetur kandidaturën e tij, ndërsa fakti që është pjesë e familjes shkodrane shihet si një zgjedhje që mund të ndikojë në përmirësimin e situatës së vështirë.

Ndryshimet te kuqeblutë kanë prekur edhe stafin teknik. Pak ditë më parë, Edi Martini u largua nga posti i trajnerit dhe në vend të tij u emërua rumuno-hungarezi Csaba Laszlo. Ndërkohë, Sinani pritet të vazhdojë angazhimin në klub si drejtor i Akademisë.

Një çështje ende e pazgjidhur mbetet ajo e pagave. Për shkak të vonesave në pagesa, futbollistët nuk u paraqitën sot në stërvitje, vetëm 3 ditë para ndeshjes ndaj Dinamos në “Loro Boriçi”.


Shtuar më 8.10.2026 13:52