8 Tetor 2026, 13:45
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, iu drejtua në Kuvend ministrit Arbjan Mazniku, duke e pyetur se përse ai vijon të jetë në detyrë ndërsa Erion Veliaj ndodhet në burg, duke theksuar se të dy lidhen me të njëjtat çështje. Berisha e akuzoi Maznikun se po paraqet në Kuvend një dokument antikushtetues për Reformën Territoriale dhe se qytetarët nuk janë konsultuar.
Ai e pyeti gjithashtu për lidhjen me drejtorët e kompanisë “5D” dhe për një qëndrim në “Hotel Barcelona”. Në vijim, Berisha iu drejtua edhe kryetarit të Kuvendit lidhur me praninë e Gardës, duke theksuar se ajo ishte futur në sallë për të mbrojtur Edi Ramën.
"Një njeri kaq i papërgjegjshëm, saqë paraqitet këtu me një dokument antikushtetues, paraqitet këtu me një dokument që vjen në kundërshtim flagrant me të gjitha parimet ndërkombëtare të shteteve të lira, nuk mund të mos pyetet se kush është. Ndaj dhe tani i kam disa pyetje unë për ty, si ka mundësi që ti je këtu dhe Erion Veliaj për të njëjtat krime është në burg? Si ka mundësi që ti je këtu dhe drejtorët e 5D, që ke edhe firmën tënde janë në burg? Nuk po hyj tek jeta tjetër, se e di vetë ti, por nuk futem tek ato, por tek këto që impakt direkt tek qytetarët. Dhe vjen këtu me një dokument e thua që nuk i kemi pyetur qytetarët.
Po a ka pafytyrësi më të madhe se kjo? Po si mund të pranosh një dokument të tillë kur themelore është pyetja e qytetarëve? Por m’u përgjigj këtyre pyetjeve ti këtu: pse ai është në burg dhe ti je këtu? Çfarë ka bërë ai më shumë se ti? Po, po. Po hotel Barcelonën, e harrove ti? Si shkove ti në hotel Barcelona? Kush të pagoi ty? Na e thuaj pak këtu ta dinë këta. Prandaj ti shkelmon me banditizëm interesat e qindra mijëra qytetarëve sot dhe vjen këtu me dokument e thua nuk janë pyetur, me një fjalë goje. Këto pyetje dhe mund të bëj edhe shumë të tjera," tha Berisha./Dosja.al
arbjan mazniku sali berisha
Politike
8 Tetor 2026, 13:41
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në parlam...
Politike
8 Tetor 2026, 12:48
E. D
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar efektivët e policisë që janë me maska dhe të paidentif...
Politike
8 Tetor 2026, 11:43
I.A
Diella
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike, të cil&e...
Politike
8 Tetor 2026, 11:25
I.A
Elisa Spiropali dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Një përplasje mes Gazment Bardhit dhe Elisa Spropalit ka ndodhur në seancën e sotm...
Politike
8 Tetor 2026, 11:23
I.A
Kuvendi
TIRANË- Mazhoranca ka rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni...
Politike
8 Tetor 2026, 11:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat e tij ndaj mazhorancës nga foltorja e Kuvendit, duke iu refe...
Politike
8 Tetor 2026, 11:10
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar në Kuvend projektligjin për Reformën Admi...
Politike
8 Tetor 2026, 11:05
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga Policia e Shtetit të ndalë menj&eum...
Politike
8 Tetor 2026, 10:45
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka replikuar me kryedemokratin Sali Berisha lidhur me ...
Politike
8 Tetor 2026, 10:39
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur në Kuvend gjatë seancës së sotme plenare, ku pritet t...