Politikë

Marjana Koçeku: Deputetët e PS që dalin kundër reformës territoriale, e kanë kryer me dinjitet detyrën e tyre

Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar lidhur me reformën territoriale dhe qëndrimin e deputetëve të Partisë Socialiste që kanë kundërshtuar projektligjin.

Koçeku u shpreh se deputetët socialistë që dalin kundër reformës nuk duhen konsideruar si “rebelë”, duke argumentuar se, sipas saj, është vetë partia që “i ka kthyer shpinën qytetarëve”.

“Deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale duhet ta dinë se nuk janë ata rebelët. Partia e tyre është rebele, që i ka kthyer shpinën qytetarëve”, deklaroi Koçeku.

Ajo iu referua gjithashtu komuniteteve periferike, duke kërkuar që ato të mos braktisen.

“Nëse edhe sot të njëjtët deputetë e kundërshtojnë projektligjin e territoriales, e kanë kryer me dinjitet detyrën e vet. Komunitetet periferike janë komunitete në nevojë. Mos i braktisni ato, siç i ka braktisur partia juaj!”, u shpreh Koçeku.