Gogu takon Komisionerin Europian McGrath, në fokus reforma në drejtësi dhe integrimi i Shqipërisë në BE

8 Tetor 2026, 14:05Politika TEMA
Gogu takon Komisionerin Europian McGrath, në fokus reforma në

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim në Tiranë me Komisionerin Europian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ku në fokus ishte ecuria e reformës në drejtësi dhe procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua për konsolidimin dhe qëndrueshmërinë e reformës në drejtësi, përmbushjen e kritereve për anëtarësimin në Bashkimin Europian, si edhe rolin e Ministrisë së Drejtësisë në këto procese.

Sipas njoftimit, Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të çuar përpara reformat dhe përmbushjen e standardeve europiane, me synim një drejtësi më efektive, institucione funksionale dhe garanci më të forta për të drejtat e qytetarëve.

Lini një Përgjigje