AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Justina Shiroka Pula, një tjetër grua në krye të Kosovës

Një marrëveshje e minutës së fundit mes dy partive më të mëdha të Kosovës bëri që Justina Shiroka Pula të bëhej Presidente e Kosovës, duke shmangur mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të tjera.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
25 minutes më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
justina shiroka pula 1
Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës, gjatë ceremonisë së inaugurimit në Prishtinë, më 7 tetor 2026. Foto: BIRN/Denis Sllovinja

Justina Shiroka Pula po kalonte një mbrëmje të qetë të martën, duke biseduar me “mysafirë nga Sarajeva”, kur mbylli një telefonatë nga një studio televizive që po transmetonte një debat politik në orarin kryesor të mbrëmjes.

Ajo nuk e dinte se ishte zgjedhur si kandidate për postin më të lartë shtetëror të Kosovës, në një moment dramatik, më pak se dy orë para skadimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit.

“Do të dëgjohemi më vonë”, tha ajo, duke mbyllur telefonin.

Pak minuta më vonë, në një telefonatë tjetër, ajo dukej sikur po e pranonte gradualisht situatën e re në të cilën ndodhej.

“Nuk mund të them asgjë për momentin. Ende nuk kam folur me njerëzit me të cilët duhet të flas. Më lini ta diskutoj edhe pak me ta”, tha Shiroka Pula.

Ndërsa ora po ecte, dëshira për më shumë kohë mund të konsiderohej një luks.

Kandidatura e saj për presidencën ishte përmendur rreth orës 22:15 – mesnata ishte afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit. Përndryshe, vendi do të duhej të shkonte në një tjetër zgjedhje të parakohshme deri në mesin e nëntorit, zgjedhjet e katërta në më pak se dy vjet.

Më pak se dy orë më vonë, një votim i minutës së fundit bëri që ajo të zgjidhej Presidente e Kosovës me 81 vota pro, në një Kuvend me 120 vende, pra pak më shumë se dy të tretat e të gjithë deputetëve.

Opsioni që plotëson shumicën e kritereve

justina shiroka pula 2 scaled e1791381028760
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Presidentes në Prishtinë, më 7 tetor 2026. Foto: BIRN/Denis Sllovinja

Përpara se të bëhej publike kandidatura e saj, publiku pa skena dramatike, teksa kreu i partisë në pushtet, Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Bedri Hamza, komunikonin mes tyre përmes konferencave për shtyp, ndonëse fizikisht nuk ishin më shumë se 100 metra larg njëri-tjetrit.

Rreth orës 17:00, Kurti doli para gazetarëve për t’u bërë thirrje deputetëve të PDK-së që të votonin Bekim Sejdiun për President, një kandidat për të cilin Kurti kishte rënë dakord në gusht me një tjetër parti opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK. Por pa rezultat, pasi LDK-ja ishte e ndarë brenda saj lidhur me kandidatin.

Tre orë më vonë, Kurti i dha PDK-së një tjetër mundësi – të votonte për ministrin aktual të Jashtëm dhe nënkryetarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën, ose për aktivisten e shoqërisë civile, Feride Rushitin – në këmbim të votës për ndryshimet e propozuara nga PDK-ja në ligjin për Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, të cilat do të kufizonin fushëveprimin e kësaj gjykate. Hamza i refuzoi ofertat.

Në sfondin e protestave jashtë ndërtesës, në mbështetje të ndryshimeve të propozuara në ligjin për Gjykatën Speciale, Kurti u shfaq para gazetarëve pak pas orës 22:00 me kandidaturën e Shiroka Pulës, duke e cilësuar atë si “një propozim jashtëzakonisht bujar”.

Pak minuta më vonë, Hamza doli para mediave për të konfirmuar pëlqimin e partisë së tij.

Kosova kishte mbetur pa President që nga 4 prilli, kur përfundoi mandati pesëvjeçar i Vjosa Osmanit. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga partia e Kurtit, Vetëvendosje, ka ushtruar detyrën e Presidentes në detyrë.

“Justina Shiroka Pula është opsioni më i mirë dhe plotëson shumicën e kritereve të nevojshme për një Presidente konsensuale”, tha për BIRN Shenoll Muharremi, ekonomist dhe analist politik me bazë në Kosovë.

Pas betimit, Shiroka Pula mori fjalën në Kuvend dhe premtoi se do të ishte “Presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht prejardhjes së tyre politike, etnike apo sociale”.

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve dhe shtetit”, u tha ajo deputetëve.

Ky votim e bën Shiroka Pulën gruan e tretë që bëhet Presidente në historinë e shkurtër demokratike të vendit, që nga viti 2001, pas Atifete Jahjagës (2011–2016) dhe Vjosa Osmanit (2021–2026). Katër burra kanë mbajtur këtë post.

Së bashku me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun, ajo tashmë bëhet njëra nga dy gratë që drejtojnë dy prej tri institucioneve kryesore të vendit.

Gruaja e parë në krye të Akademisë

justina shiroka pula 4 e1791381153832
Justina Shiroka Pula mban fjalimin e saj të parë në Kuvend pas zgjedhjes Presidente e Kosovës, më 7 tetor 2026. Foto: BIRN

Shiroka Pula bëri histori edhe në dhjetor të vitit të kaluar, kur u zgjodh gruaja e parë në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ajo e mori këtë detyrë pavarësisht se ishte e vetmja grua mes 26 anëtarëve të rregullt të gjallë të Akademisë. Ajo është anëtare e Akademisë që prej vitit 2016.

“Zgjedhja e saj në këtë post shënon një hap të rëndësishëm për përfaqësimin dhe udhëheqjen e grave në institucionet më të larta të vendit”, tha të mërkurën Rrjeti i Grave të Kosovës, një rrjet që mbron të drejtat e grave, duke shtuar se përfaqësimi i grave në pozita të larta institucionale kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe demokratike.

“Duhet të gjejmë mënyra të ndryshme për të promovuar aspektin gjinor brenda Akademisë përmes projekteve dhe angazhimeve”, tha Shiroka Pula në emisionin e bisedave Nerv, rreth një muaj pasi ishte zgjedhur në krye të Akademisë.

E lindur në vitin 1953, në Prishtinë, ajo u diplomua në Ekonomi në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976 dhe përfundoi studimet pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit në vitin 1984, në teorinë dhe politikat e zhvillimit ekonomik.

Pas një periudhe të shkurtër pune në sektorin bankar në Prishtinë gjatë periudhës socialiste, ajo e nisi karrierën akademike në universitet në vitin 1978, si asistente.

Ajo i ngjiti të gjitha nivelet e karrierës akademike, duke u zgjedhur profesoreshë e rregullt në vitin 2004. Ajo shërbeu edhe si drejtuese e Departamentit të Menaxhimit dhe Informatikës në Fakultetin Ekonomik, si anëtare e Senatit të Universitetit të Prishtinës dhe si anëtare e Këshillit Drejtues të tij.

Ajo ka kryer studime postdoktorale dhe trajnime jashtë vendit, përfshirë në Universitetin e Linzit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në SHBA.

Karriera politike e Shiroka Pulës nisi në vitin 2008, kur iu bashkua kabinetit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi si ministre e Energjisë dhe Minierave, post që e mbajti deri në vitin 2011. Nga atëherë deri në vitin 2014, ajo ishte deputete e PDK-së së Thaçit.

Shenoll Muharremi thotë se zgjedhja e saj ka parandaluar një krizë më të gjerë në Kosovë, pas viteve të bllokimeve dhe zgjedhjeve të parakohshme, të cilat nuk çuan në formimin e institucioneve për shkak të spektrit politik shumë të fragmentuar.

“Ky kompromis u arrit me ndihmën e protestave në rrugë dhe qëndrimeve të PDK-së opozitare dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat nuk lejuan vendosjen e një Presidenteje nën ndikimin e Vetëvendosjes, e cila deri tani ka siguruar kontrollin e shumicës së institucioneve”, tha Muharremi për BIRN.

“Kjo zgjidhje ka parandaluar ‘kapitulimin’ e shtetit dhe kapjen brutale të të gjitha institucioneve nga një parti e vetme. Pa dyshim, kjo është një ditë e mirë për Kosovën”, shtoi ai.

Etiketa: AAKAlbin KurtiBedri HamzaJustina Shiroka PulaKosovaLevizja VetevendosjePDKpresidente
Tjetri
Si u përdor “Diella” nga rrjeti rus Pravda për të përhapur dezinformim

Gjykata Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për “Diellën”

Si u përdor “Diella” nga rrjeti rus Pravda për të përhapur dezinformim

Gjykata Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për “Diellën”

14:01 | 08/10/2026
justina shiroka pula 1

Justina Shiroka Pula, një tjetër grua në krye të Kosovës

13:36 | 08/10/2026
Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

Durrësi zgjedh një kompromis për “Gjergj Kastriotin” dhe vilën romake

06:31 | 08/10/2026
Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

KLP zhbllokon me shumicë votash procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit

19:00 | 07/10/2026
aeroporti vlore

Ish-administratori i aeroportit të Vlorës ndalohet në Prishtinë

18:36 | 07/10/2026
chatgpt

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

07:10 | 07/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.