Është shtyrë seanca për caktimin e masës së sigurisë për Leli Kajën, administratorin e inceneratorit të Elbasanit.
Bëhet me dije se në seancë nuk u paraqit asnjë avokat, përfshirë edhe ata kryesisht të thirrur nga gjykata, për shkak të bojkotit mbi rregulloren e re të GJKKO.
Si pasojë, gjykata ka vendos gjobë nga 60 mijë lekë për avokatët, ndërkohë dita e premte, ora 09:00 është afati i fundit për masën e sigurisë ose në të kundërt, Leli Kaja lirohet.
Leli Kaja u arrestua nga agjentët e BKH-së në flagrancë pasi sipas SPAK ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400 mijë lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a. Kjo shumë parash, gjatë kontrollit personal Leli Kajës iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e parave.
“Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi L.K. ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a. Gjatë kontrollit personal, shtetasit L.K. iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur,” thuhej në njoftimin e SPAK.
LEXO EDHE:
SPAK arreston për korrupsion administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja













