web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha-Maznikut: Si ka mundësi që nuk je në burg për dosjen “5D”?

8 Tetor 2026, 14:01, Politikë CNA


Kryedemokrati Sali Berisha hodhi sot akuza të rënda lidhur me bashkëkryetarin socialist të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku.

Duke folur në Kuvend, Berisha ngriti dyshimet se pse ndaj Maznikut nuk është ngritur ndonjë akuzë që ta çojë në qeli, sikurse kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa përmendi dosjen e njohur “5D”.

“Si ka mundësi që ti je këtu dhe Erion Veliaj në burg? Nuk je as për dosjen '5D' në burg. Çfarë ke ti? Se s’po futem te pjesa tjetër, se e di vetë ti. Pse ai është në burg dhe ti je këtu?! Çfarë ka bërë ai më shumë se ti? Po për 'Barcelonën' e harrove ti? Si shkove në hotel 'Barcelona' ti? Kush e pagoi faturën?”,-tha Berisha./CNA

 





Lajmet e fundit nga