POLITIKË /

E rëndë në Lezhë, gjendet i dekompozuar trupi i një shtetasi francez

Sipas informacioneve paraprake, vdekja e 61 vjeçarit dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Lezhë, gjendet i dekompozuar trupi i një

Lezhë- Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë të Kurbinit.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez me inicialet G. P., 61 vjeç, i cili mendohet se kishte qenë vizitor në këtë zonë. Dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Nuk rezulton që në Shqipëri të jetë bërë më parë një denoncim për zhdukjen e turistit që u gjet sot i pajetë. Versus.al

Tags:

lezhe

Poll