BE kritikon ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare

8 Tetor 2026 | 14:23

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një deklaratë zyrtare, BE-ja vlerëson se ndryshimet e miratuara bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian dhe thekson rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së Dhomave të Specializuara.

“Ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së”, thuhet në deklaratë.

Brukseli rikujton se ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të cilat i cilëson si një institucion gjyqësor të pavarur, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014-2015.

Sipas BE-së, Dhomat e Specializuara veprojnë brenda sistemit ligjor të Kosovës dhe janë të sanksionuara në Kushtetutën e vendit. Për këtë arsye, Brukseli thekson se mandati dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht.

BE-ja nënvizon gjithashtu se Dhomat e Specializuara po japin drejtësi mbi bazën e parimit të përgjegjësisë penale individuale.

Në deklaratë, Bashkimi Evropian i bën thirrje Kosovës të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe angazhimin për llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Mbrojtja dhe siguria e dëshmitarëve duhet të sigurohet”, thekson BE-ja në përfundim të deklaratës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit, Kurti flet pas takimit me Presidenten Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur pas takimit me presidenten e sapozgjedhur Justina Shiroka-Pula, duke e vlerësuar takimin si një hap të rëndësishëm drejt...
13:09 | 08/10/2026

Ambasada e Gjermanisë “thellësisht e shqetësuar” për Ligjin për Specialen

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë që ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që i bëri Kuvendi i Kosovës të hënën në Ligjin për...
08:56 | 08/10/2026

“Albin Kurti shkul timonin e autobusit”, pedagogu Zekthi: Kosova duhet të ketë një qeverisje model

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, pedagogu Fitim Zekthi komentoi situatën politike në Kosovë, duke u ndalur te mënyra se si, sipas tij, Albin...
22:35 | 07/10/2026