Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 39 deputetëve të Partisë Demokratike për emërimin e ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale, Diella, raporton gazetarja Anila Hoxha. Vendimmarrja u bë e ditur nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, gjatë komunikimit me gazetarët në ambientet e gjykatës. Kërkesa lidhej me dispozita të dekreteve presidenciale për përbërjen e Këshillit të Ministrave, për të cilat deputetët pretendonin se ishin në kundërshtim me Kushtetutën.