Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Qytetarët “grushtohen” me policët, Mazniku nga foltorja: Shkrirja e bashkive është barra e socialistëve, bashkimi na fuqizon (FJALA)

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarët “grushtohen” me policët, Mazniku nga foltorja:
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku mes debatesh dhe zhurme të krijuar si brenda dhe jashtë Kuvendit, prezantoi projektligjin për “territorialen” duke thënë me bindje të plotë se është barra e socialistëve që të mundësojnë shkrirjen dhe forcimin e bashkive, në mënyrë që të përmbushë më së miri të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Kjo reformë normale që ka debat por Partia Socialiste e Shqipërisë ka një barrë që e ka marrë së fundmi. Ta çojë vendin në BE, dhe Europa të mos jetë një diskutim mes vendit dhe Brukselit, por të dëgjohet në çdo fshat vend apo qytet.”, tha Mazniku në fjalën e tij, nga foltorja e Kuvendit. 

Po ashtu, ai sqaroi për të disatën herë se propozimi i socialistëve për shkrirjen e bashkive, nuk synon që të zhdukë identitetin e bashkive që preken, por të kundërtë, që të forcohet më shumë funksionalitetin e tyre si dhe duke mundësuar shërbime më të mira për të gjithë qytetarët, si në qytet dhe në fshat.

“Bashkimi bën fuqinë, kur bëhemi bashkë i shërbejmë më mirë qytetarëve tanë. Kam vetëm 3 pika: Argumenti i parë: çfarë ndodh me shërbimin? A largohet? I kemi pyetur të gjithë kryebashkiakët për të dhënë emrin e shërbimit që mund të largohet nga mënyra se si ofrohet.

Fuqizohet bashkia, por nuk largohet asnjë shërbim. Elementi i dytë: përfaqësimi, që nuk do dëgjohet zëri. Njerëzit na thanë rregullisht se duhet të ndihen të përfaqësuar. Identiteti i qyteteve nuk preken.”, theksoi Mazniku.

Fjala e Arbjan Maznikut:

Nuk erdhën të bënim mbledhjen e parë për 112 ditë. U dogj 41% e kohës dhe mandatit që komisioni kishte. Në vijimësi ia dolëm me sukses të shkonim në 23 qarqe, të thërrisnim të gjithë kryetarët e bashkive. Patëm grup ekspertësh të përbashkët që duhej të sillnin elementet teknike.

Sa më shumë bashki aq më shumë dobësohet roli i qytetarëve.  Ne duhet të kemi bashki të forta bashki që e bëjë punën e tyre siç duhet. Kjo do të arrihet duhet ju parë juve në sy. Do të jemi këtu pas katër vitesh, territori shqiptar do të ketë më shumë çerdhe , më shumë shkolla, një jetesë më të mirë.

Ne na duhet të kemi bashki të forta që janë gati për të forcuar territorin e tyre. E vetmja rrugë që kemi për të ecur përpara është duke bërë bashkë më të forta.

Bashkimi bën fuqinë, kur bëhemi bashkë i shërbejmë më mirë qytetarëve tanë. Kam vetëm 3 pika: Argumenti i parë: çfarë ndodh me shërbimin? A largohet? I kemi pyetur të gjithë kryebashkiakët për të dhënë emrin e shërbimit që mund të largohet nga mënyra se si ofrohet.

Fuqizohet bashkia, por nuk largohet asnjë shërbim.

Elementi i dytë: përfaqësimi, që nuk do dëgjohet zëri. Njerëzit na thanë rregullisht se duhet të ndihen të përfaqësuar. Identiteti i qyteteve nuk preken.

Përfaqësimi i këshillava bashkiakë do të jetë në mënyrën më të mirë kur do të ruhet identiteti, logoja, emri dhe vendi. Emri i vendeve do të ruhet,. Kjo reformë normale që ka debat por Partia Socialiste e Shqipërisë ka një barrë që e ka marrë së fundmi. Ta çojë vendin në BE, dhe Europa të mos jetë një diskutim mes vendit dhe Brukselit, por të dëgjohet në çdo fshat vend apo qytet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese