Flash

Berisha: Po bëni prova me Gardën për të mbrojtur Ramën, po ai më mirë të mos vijë këtu

Lapsi.al 8 October 2026

Berisha: Po bëni prova me Gardën për të mbrojtur Ramën,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga salla e Kuvendit duke ju drejtuar mazhorancës se, ‘po bëni prova me Gardën për të mbrojtur Ramën, po ai më mirë të mos vijë fare këtu se është figura më e urryer e shqiptarëve’.

"Dhe z. kryetar, unë e kam parë që keni futur Gardën këtu. Duket po bëni prova për të mbrojtur Edi Ramën. Por ai më mirë të mos vijë në këtë sallë se ai është figura më e urryer e shqiptarëve.

Figura më e urryer... edhe në Ballkan një të dytë nuk ka.

Prandaj, mos na bëni prova që Garda për dy sekonda të hyjë brenda, se provat i keni për atë." - u shpreh Berisha. 

Që prej mëngjesit të sotëm situata në Kuvendin e Shqipërisë është e tensionuar pasi pritet të votohet reforma territoriale për shkrirjen e 15 bashkive pa miratimin e opozitës. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI