Angelina Censori, motra e modeles australiane Bianca Censori, ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e saj më të fundit të publikuara në rrjetet sociale.
Në imazhet e reja, Angelina shfaqet me bikini të vogla, duke ekspozuar format e saj dhe duke ndjekur një stil që të kujton shpesh paraqitjet e bujshme të motrës së saj.
Fotografitë kanë marrë vëmendje për pamjen provokuese të 21-vjeçares, e cila duket se po krijon gjithnjë e më shumë hapësirë për veten në rrjetet sociale.
Angelina është bërë e njohur edhe për lidhjen familjare me Bianca Censorin, e cila prej vitesh është në qendër të vëmendjes për zgjedhjet e saj të guximshme në veshje dhe paraqitjet publike.
Në postimet e saj, Angelina ka treguar se nuk i shmanget pozave të guximshme, ndërsa fotografitë e fundit me bikini kanë tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve.
Lini një Përgjigje