web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj protestuesve/ Këlliçi: Shenjë e frikës së një kryeministri në ikje

8 Tetor 2026, 14:25, Politikë CNA

Dhuna ndaj protestuesve/ Këlliçi: Shenjë e frikës së

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar për dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë ndaj protestuesve.

Sipas Këlliçit, kjo tregon shenjën e dobësisë dhe frikës së një kryeministri në ikje.

“I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!

Goditja e qytetarëve, e demokratëve dhe përfaqësuesve të PD-së me gaz lotsjellës, dhe moslejimi i tyre për të protestuar sot, është shenjë e dobësisë dhe frikës së një Kryeministri në ikje.

Ndërkohë që për fat të keq, policia dhe forcat speciale po përdoren politikisht për të ndaluar zërin e pakënaqësisë dhe revoltës qytetare, në një vend që aspiron të bashkohet me familjen e madhe europiane…

Dhuna ndaj protestuesve paqësorë është e pafalshme për të, do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që e ushtrojnë”, thuhet në reagimin e Këlliçit./ CNA





Lajmet e fundit nga