POLITIKË /

Ndarja e re administrativo-territoriale, Manja: Edhe 46 bashki janë shumë

Mes të tjerash, Manja tha se duhet ruajtur standarti i bashkive minoritare.

Shkruar nga Versus

Ndarja e re administrativo-territoriale, Manja: Edhe 46 bashki janë

Kreu i komisionit për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja foli në Kuvend për projektligjin e Reformës Territoriale duke e konsideruar këtë si një projekt që u shërben qytetarëve.

Teksa foli për numrat e bashkive në vend, Manja tha se edhe 46 bashki me Reformën e re Territoriale, janë shumë.

“Në 61 bashkitë që shkuam, u konsultuan vetëm bashkitë që prekeshin. Tani 46 bashki, është varianti mes 39 dhe 47, por nëse doni mendimin tim personal, edhe 46 bashki janë shumë. Do duhet të kemi një numër më të vogël bashkish duke ruajtur standartin e bashkive minoritare që na bën krenar si shtet. Do ju ftoja ta mbështesni edhe ju këtë radhë, ta shpëtoni atë që nuk e bëtë dot, me braktisjen e komisionit të posaçëm duke lënë në rrugë qytetarët”- tha Manja. Versus.al

Poll