Reforma territoriale, Mazniku: Janë zhvilluar 121 dëgjesa, bashkimi mbështetet në lidhjet historike
Ish-bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, mbrojti në Kuvend hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, duke argumentuar se bashkimi i tyre do të përmirësojë shërbimet për qytetarët.
Mazniku i bëri thirrje opozitës që të përfshihet në diskutimet për kompetencat dhe financimin e bashkive pas ndarjes së re territoriale.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se reforma territoriale është hartuar pa konsultim me qytetarët, Mazniku tha se bashkimi i bashkive është mbështetur në lidhjet historike, kulturore dhe sociale mes komuniteteve.
Sipas tij, janë zhvilluar 121 dëgjesa publike, ndërsa projektligji u është dërguar për mendim 61 këshillave bashkiakë.
“Janë njerëz që kanë histori bashkëpunimi, lidhje kulturore dhe sociale. Sa i përket konsultimit, komisioni bëri 11 dëgjesa në territor, 23 mbledhje ku u dëgjuan kryetarët e bashkive. Të gjitha ato opinione janë material parlamentar, janë produkt që është dokument parlamentar dhe ka një vlerë sot dhe në të ardhmen për të analizuar se si mund të ecet përpara”, deklaroi ai.
Mazniku tha se projektligji, së bashku me relacionin dhe arsyetimin, iu dërgua 61 këshillave bashkiakë, të cilëve iu dha kohë për të dhënë mendimin e tyre dhe për të zhvilluar dëgjesa.
“Ligji 139, neni 90, pika 3, thotë se pala propozuese e ndryshimit territorial, kur ka një propozim specifik, i kërkon mendim kryetarëve dhe këshilltarëve dhe s’ka mënyrë tjetër. E vetmja mënyrë ishte duke depozituar një ligj bashkë me relacionin, arsyetimin. Iu çua 61 këshillave bashkiakë, iu dha koha të jepnin mendimin dhe të bënin dëgjesat. Janë organizuar 121 dëgjesa. Të gjitha këto të dhëna janë mbledhur, administruar dhe i janë dhënë Komisionit të Ligjeve”, tha Mazniku.
Ish-bashkëkryetari i PS-së për reformën territoriale hodhi poshtë akuzat e opozitës se ndryshimi i hartës bëhet për interesa elektorale të Partisë Socialiste.
Mazniku deklaroi se PS-ja ka fituar 55 nga 61 bashki dhe se, sipas tij, do t’i fitonte sërish edhe pa reformën.
“PS nuk ka interesa elektorale në këtë çështje. PS ka fituar 55 bashki nga 61 dhe i fiton sërish, me ose pa reformë. PS ka vetëm një interes: si u shërbehet qytetarëve, si përmirësohen rrugët, uji, si pastrohet më mirë qyteti, si i bëjmë bashkitë më të forta që të shkojnë në BE, që të marrin më shumë financime”, deklaroi ai.
Mazniku kritikoi gjithashtu propozimin e PD-së për 100 bashki, duke argumentuar se një ndarje e tillë do të dobësonte pushtetin vendor dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.
“Interesi i vetëm real elektoral është ai që sollët ju: duam 100 bashki. Të thuash këtu, si lojë kungulleshkash, t’i bëjmë 100 se është numër i bukur, i rrumbullakët. Pse i duam 100 bashki? Që të marrim më shumë në zgjedhje”, u shpreh Mazniku.
Debate për “Territorialen” në Kuvend dhe përplasje jashtë Parlamentit. Sinaj ndryshon qëndrim, Braçe kundër PS-së
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për interpelancë urgjente me Ramën
Përplasje të forta te Parlamenti, protestuesit heqin gardhin metalik, hidhen tymuese drejt policisë
- 14:29 Dështon seanca për masën e sigurisë ndaj administratorit të inceneratorit të Elbasanit, mungojnë avokatët
- 14:23 BE kritikon ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare
- 13:57 Koreja e Jugut, 26-vjeçari hakon nëntë banka me ndihmën e inteligjencës artificiale
- 13:53 Ish-zyrtari i CIA-s pranon fajësinë, për 200 mln dollarë mashtroi me transferta elektronike
- 13:50 AGSH: Policia e Shtetit të garantojë lirinë e raportimit dhe të mos pengojë gazetarët gjatë protestave
- 13:48 “Torturë ndaj amerikanëve..”, Maduro dhe gruaja e tij përballen me akuza të reja në SHBA