"Nëse keni mjet në pronësi..." shërbimi më i ri online në “e-Albania” në ndihmë të shoferëve

Aktualitet

"Nëse keni mjet në pronësi..." shërbimi më i
Vërtetimi për posedim mjeti mund të merret tashmë online përmes platformës “e-Albania”, duke shmangur paraqitjen fizike për kryerjen e kësaj procedure.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ndau në rrjete sociale hapat që ndiqen për të aplikuar në platformën “e-Albania”.

Subjektet tatimpaguese mund të aplikojnë online për shërbimin dhe, pas përfundimit të procedurës, dokumenti me vulë elektronike gjendet në seksionin “Dokumentet e mia”.

Sipas njoftimit, shërbimi ofrohet pa pagesë dhe dokumenti lëshohet brenda dy ditëve pune. Vërtetimi nuk ka afat vlefshmërie.

Digjitalizimi i këtij shërbimi synon të lehtësojë procedurat administrative për subjektet tatimpaguese, duke mundësuar aplikimin dhe marrjen e dokumentit në mënyrë elektronike.

 

ME TE LEXUARAT