LIVE UPDATES
Bota

Asnjë vend i sigurt: Si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim

Pourtalebian është shtetas iranian dhe, që kur mbërriti në Kanada në vitin 2024, ka organizuar tubime të opozitës iraniane në mërgim në qytetin e tij të adoptuar, Saskatun, në Saskatçevan.

8 Tetor 2026, 14:45 Nga G.M
Asnjë vend i sigurt: Si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e
Fotografi ilustruese.

Më pas, vuri re një detaj rrëqethës që sugjeronte se kjo nuk ishte një vjedhje: Kapela e tij e bejsbollit me mbishkrimin “Make Iran Great Again” ishte ngulur në mur me një thikë të madhe kuzhine. Pourtalebian është shtetas iranian dhe, që kur mbërriti në Kanada në vitin 2024, ka organizuar tubime të opozitës iraniane në mërgim në qytetin e tij të adoptuar, Saskatun, në Saskatçevan.

Thyerja në apartament, e cila ndodhi disa ditë pasi sulmet ajrore amerikane dhe izraelite nisën një luftë me Iranin, pasoi një seri kërcënimesh në internet ndaj 32-vjeçarit lidhur me aktivitetet e tij. Ai e raportoi menjëherë incidentin në polici, duke u thënë autoriteteve se ishte shënjestruar për arsye politike.

Pourtalebian pozon me një portret të ish-princit të kurorës së Iranit në mërgim, Reza Pahlavit. Ai thotë se mbështetja e tij për Pahlavin e ka bërë shënjestër.

“Incidenti fillimisht ishte jashtëzakonisht i frikshëm për mua”, i tha ai Radios Evropa e Lirë, duke shtuar se që atëherë e ka kapërcyer këtë ndjenjë. “Vendosa të mos lejoj që frika të më ndalojë të shpreh pikëpamjet e mia politike. Mendoj për mijëra iranianë që kanë humbur jetën duke kërkuar lirinë".

Fotografitë, dokumentet e policisë dhe pamjet e ekraneve nga rrjetet sociale që Pourtalebian i ndau me Radion Evropa e Lirë japin një ide se, pavarësisht se ndodhet mijëra kilometra larg Iranit, ai nuk është jashtë mundësive të shërbimeve të sigurisë së vendit.

Një postim në Telegram e denoncon atë për “aktivitete propagandistike kundër establishmentit politik” dhe për mbështetjen e “sulmit të Amerikës dhe regjimit zionist kundër Iranit”. Postimi përfundon duke thënë: “Ky person jeton në Saskatun. Disa muaj më parë, e gjetëm dhe ia përcollëm mesazhin tonë në shtëpinë e tij". Kjo, tha Pourtalebian, ishte “veçanërisht shqetësuese”. Nga apartamenti i tij nuk ishte marrë asgjë dhe askush nuk është arrestuar.

Represioni transnacional

Përvoja e Pourtalebianit është specifike, por duket se është pjesë e një fenomeni më të gjerë, në të cilin shtetet autoritare ndjekin kundërshtarët e tyre edhe pasi ata gjejnë strehë në vende perëndimore që duken të sigurta. Irani ka praktikuar vrasje dhe sulme prej dekadash, por presioni i tij global shkon shumë përtej kërcënimeve fizike.

Factnameh, një shërbim verifikimi faktesh në gjuhën perse, me bazë në Kanada, vuri në dukje kohët e fundit një rritje të “mbikëqyrjes së kryer nga turma, publikimit të të dhënave personale dhe frikësimit të mundësuar nga teknologjia, që synojnë kritikët jashtë Iranit”.

Ndër mjetet e përdorura është Alaj, një faqe interneti ku njerëzit mund të bëjnë denoncime, e cila thuhet se mban dosje për rreth 1.600 persona. Televizioni shtetëror iranian i ka kërcënuar personat e përfshirë në këto lista me “sekuestrim të pasurive, pezullim të plotë të shërbimeve konsullore dhe Njoftime të Kuqe të Interpolit”, tha Factnameh. Një tjetër mjet, Goorkan (në persisht “Gërmuesi i Varreve”), publikon të dhëna personale të atyre që i quan “tradhtarë”.

Shërbimet e inteligjencës amerikane, britanike dhe holandeze raportuan muajin e kaluar se Irani po zhvillonte një fushatë globale kibernetike. Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) tha se një program keqdashës i quajtur Heavygram ishte përdorur “për të kryer aktivitete keqdashëse kibernetike, për të shënjestruar disidentë iranianë, gazetarë kundër Iranit dhe grupe të tjera opozitare në mbarë botën”.

Irani nuk është i vetmi në ndjekjen e kritikëve jashtë vendit. Yana Gorkhovskaia, drejtuese e kërkimit dhe analizës në Freedom House, me bazë në Uashington, ka vite që studion këtë fenomen.

“Kina, Irani dhe Rusia janë ndër 10 autorët kryesorë të represionit transnacional, sipas të dhënave tona. Kina i tejkalon dukshëm të gjitha qeveritë e tjera”, i tha ajo Radios Evropa e Lirë. “Nga këto tri vende, Rusia është shumë më e dhunshmja sa i përket atentateve dhe sulmeve.”

Shembuj të njohur përfshijnë helmimet e dezertorëve Aleksandr Litvinenko dhe Sergei Skripal në Britani, si dhe sulmin me çekiç ndaj aktivistit të opozitës Leonid Volkov, bashkëpunëtor i disidentit të ndjerë rus, Aleksei Navalny, në Lituani.

“Një lloj paranoje”

Kjo është diçka që e shqetëson jashtëzakonisht shumë Mikhail Klimaryovin, një ekspert rus i sigurisë kibernetike dhe kritik i Kremlinit, i cili u largua nga Rusia pasi ajo nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në vitin 2022. Tani që jeton në Berlin, ku bashkëpunon me Volkovin, 53-vjeçari i tha Radios Evropa e Lirë se, për shkak të kërcënimit, kishte vënë re tek vetja “një lloj paranoje”.

“Jam tepër i shqetësuar për sigurinë. Të paktën nga këndvështrimi i një personi normal dhe të shëndetshëm. Kur jam jashtë, kontrolloj nëse po më ndjek dikush. Para se të prek dorezën e derës së apartamentit tim, e kontrolloj fillimisht, sepse ishte ai rasti kur një dorezë dere u ly me Noviçok”, tha ai.

Por, Klimaryov tha se jeta e tij e përditshme ndikohej gjithashtu nga një mori presionesh më të vogla, që nga sulmet përmes mesazheve mashtruese deri te vështirësitë administrative, të cilat së bashku përbëjnë “një luftë psikologjike” të Moskës ndaj njerëzve si ai. Për shembull, ai nuk mund ta rinovojë pasaportën ruse, e cila skadon në vitin 2029. Kjo do të ndikojë në statusin e tij të qëndrimit në Gjermani.

“Do të jetë një problem administrativ, dhe nuk do të jetë aq e thjeshtë sa mund të duket. Do të më duhet të punësoj një avokat”, tha ai.

Klimaryov shpjegoi se nuk ka azil në Gjermani dhe nuk dëshiron të aplikojë për të, sepse kjo do të nënkuptonte se nuk do të mund të vazhdonte të drejtonte një biznes që punëson 20 persona. Klimaryov këmbëngul se, pavarësisht presionit të Kremlinit, ai nuk është viktimë. “Nuk jam në burg. Mund të siguroj jetesën".

Udhëtimet janë një tjetër problem. Rusia e ka futur atë në një listë terroristësh, gjë që mund të shkaktojë probleme në çdo kufi. Ai kujtoi se, teksa po kthehej nga një udhëtim të fundit në Shtetet e Bashkuara, një oficer “me automatik dhe qen” e nxori nga radha e hipjes në avion dhe e mori në pyetje për 30 minuta. Rreziku i ekstradimit do të thotë se ai duhet të jetë i kujdesshëm se cilat vende viziton.

Klimaryov është gjithashtu në listën e agjentëve të huaj në Rusi dhe ka borxhe prej rreth 1 milion dollarësh nga gjobat e vendosura ndaj tij nga autoritetet, për të cilat ai thotë se janë për arsye politike. Në shumë raste, ai nuk ka qenë në gjendje të merret me çështjet administrative që grumbulloheshin kundër tij në vendlindje, sepse numri i tij rus i telefonit u anulua, duke e penguar të komunikonte me autoritetet në internet ose të hynte në llogaritë e tij bankare në Rusi.

Klimaryov thotë se nuk përdor telefon përveçse kur kjo i kërkohet nga autoritetet gjermane dhe nuk ia jep numrin askujt tjetër, për shkak të frikës nga hakerimi. Ai ndihmon rusë të tjerë që bien pre e sulmeve përmes mesazheve mashtruese dhe thotë se një herë edhe vetë pothuajse ra pre e një të tillë.

“Arrita ta ndaloj veten në momentin e fundit. Ishte një mashtrim i një niveli shumë të lartë”, tha ai, duke përshkruar një shkëmbim të sofistikuar mesazhesh me dikë që hiqej si klient i mundshëm i kompanisë së tij. Pas disa javësh komunikimi, ai për pak sa nuk vendosi një kod të dërguar në Telegram, i cili mund t’i kishte komprometuar llogarinë.

“A ndikon e gjithë kjo tek unë psikologjikisht? Sigurisht që po”, tha Klimaryov. “Kam kërkuar këshillë mjekësore…. Më kap paniku. Sulme paniku – e di se çfarë janë?”.

Pavarësisht kësaj, Klimaryov këmbënguli se nuk e konsideron veten viktimë. “Jam më mirë se shumë njerëz. Nuk jam në burg. Mund të siguroj jetesën". Por, Klimaryov shtoi se po shqyrton këshillën mjekësore për të pezulluar aktivitetet e tij politike si pasojë e presionit. Gorkhovskaia theksoi se pikërisht ky është qëllimi.

“Mbikëqyrja, frikësimi, kërcënimet ndaj familjes, kërcënimet digjitale – ato funksionojnë, për t’i bërë njerëzit të paktën të mendojnë dy herë nëse ia vlen të marrin pjesë në një protestë ose të bëjnë diçka publikisht”, tha ajo.

Sipas Freedom House, shtete të tjera kryesore përgjegjëse për represionin transnacional përfshijnë Turqinë, Arabinë Saudite dhe Ruandën. Gorkhovskaia tha se reagimi i fuqishëm dhe afatgjatë nga vendet perëndimore është i rrallë. Kjo ndodh si për shkak të mundësisë për mohim të besueshëm të praktikave të tilla, ashtu edhe për shkak të konsideratave më të gjera politike.

“Autorët e represionit transnacional nuk paguajnë kosto për shënjestrimin e disidentëve jashtë vendit… Ata mësojnë nga njëri-tjetri se kjo është një praktikë që mund të vazhdojnë ta përdorin”, tha Gorkhovskaia.

Pourtalebian tha se do të dëshironte të shihte një përgjigje më të ashpër nga Kanadaja, duke argumentuar se ajo “mbetet tepër e hapur ndaj individëve të lidhur me Republikën Islamike”. Policia e Saskatunit i tha Radios Evropa e Lirë se e kishte mbyllur dosjen e rastit, por do ta rihapte atë nëse “do të paraqitej informacion i mëtejshëm lidhur me një të dyshuar ose prova shtesë”./REL

iran rusi

Sondazh

Poll

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike

Në Kuvend votohet sot për “Territorialen”/ Protestuesit mesazh deputetëve: Shkrini qeverinë

Bardhi thirrje deputetëve të PS: Mos u ktheni në kartona të Edi Ramës

Qytetari ndihet keq, lan sytë me qumësht, disa të tjerë përfundojnë në spital

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit

Bardhi: Rama shantazhoi dhe deputetët që i dolën kundër. Spiropali: S’me shantazhon dot askush

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Berisha: Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiçit

Ndodh edhe kjo, protestuesit hedhin pulën para efektivëve të policisë

Balliu kërkesë policisë: Hapeni rrugën, qytetarët s’e kanë me ju! Po u bëni presion deputetëve

Berisha i përmendi skandalin e Adi Hilës, Balla: Duhet të mos e përdorje fare atë mënxyrë

Berisha u drejtohet socialistëve: Videot e Adi Hilës janë lule para atyre që keni ju me Gys Agasin

Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me policinë

Tensionohet situata në protestën para Kuvendit, policia hedh spraj për të shpërndarë protestuesit

Berisha: Rama është çmendur, po i kap me libër shtëpie deputetët se mos nuk i votojnë reformën

Momenti kur Kryeministri largohet nga Kuvendi pas mbledhjes me grupin e PS-së

Protestuesi kërkon t'i bashkohet protestës, por pengohet nga perimetri i sigurisë

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!

Berisha tregon skenarin e protestës: Do bëjmë betejën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë!

Nis grumbullimi i protestuesve/ Policia “blindon” zonën te Ministria e Brendshme

"Territorialja" sot në Kuvend dhe jashtë portesta, policia blindon zonën përreth parlamentit

Aksident i rëndë në Peshkopi/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen shtatë persona

Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë, nuk ka të lënduar

Arrestohet aktivisti Edison Lika, goditi me vezë makinën që doli nga godina

Rama në zyrë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, policia rrethon godinën

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë pyllin dhe ullishtet

Vatër zjarri në Armen të Selenicës, era përhap flakët me shpejtësi

130 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën

Çfarë deklaronte Rama 4 vite më parë në Izrael: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet sërish në SPAK, vijojnë hetimet për shkeljet në tendera

Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë

Ibrahimaj: Mbështetje më e madhe për bizneset, fondi i garancisë sovrane mund të trefishohet

Rama takim me bizneset: Financimi shkon deri në 2 milion euro, afati është deri në 10 vjet

"Rama është kthyer në avokat të"/ Berisha: Vetëm revolta mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti

Berisha thirrje: Shqiptarët të protestojnë për atë parlament që nuk meriton të ekzistojë

Çfarë ndodhi në Elbasan? Shpërthim me tritol në derën e një banese në lagjen “Çlirimi”

"O hajdut"/ Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Aksident i rëndë në Vlorë/ Plagosen pes persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie

U zgjodh si Presidente, Justina Shiroka-Pula betohet në Kuvend

Justina Shiroka-Pula: Së bashku do të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat pasardhës

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino