Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

    Ministri Nufi vizitë zyrtare në Ankara, mikpritet nga homologu turk Yaşar Güler

    “Mos e moho që je ti”/ Elton Tozaj publikon fotot e ish-banores së BBVA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ministri Nufi vizitë zyrtare në Ankara, mikpritet nga homologu turk Yaşar Güler
    Lajmet e fundit

    Ministri Nufi vizitë zyrtare në Ankara, mikpritet nga homologu turk Yaşar Güler

    October 8, 2026
    Ministri Nufi vizitë zyrtare në Ankara, mikpritet nga homologu turk Yaşar Güler

    Ankara, Turqi, 8 Tetor 2026 – Thellimi i partneritetit strategjik Shqipëri–Turqi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe orientimi i bashkëpunimit drejt projekteve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë ishin në fokus të vizitës së sotme zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi, në Turqi dhe takimit dypalësh me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, z. Yaşar Güler.

    Gjatë takimit, Ministri Nufi nënvizoi se “Shqipëria dhe Turqia ndajnë një partneritet të konsoliduar, të mbështetur në lidhje të forta historike dhe njerëzore, anëtarësimin e përbashkët në NATO dhe një bashkëpunim të qëndrueshëm në fushën e mbrojtjes e sigurisë.”

    Ai shprehu vlerësimin e Shqipërisë për kontributin e kahershëm të Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, duke cilësuar rëndësinë e një bashkëpunimi gjithnjë e më praktik.

    “Për më shumë se 20 vjet, kadetë, oficerë dhe nënoficerë shqiptarë kanë ndjekur akademi dhe programe trajnimi në Turqi, duke e bërë arsimin dhe trajnimin një nga shtyllat më të qëndrueshme të marrëdhënies dypalëshe në mbrojtje. Bashkëpunimi do të vijojë të fokusohet në modernizimin e FARSH, zhvillimin e kapaciteteve dhe rritjen e ndërveprueshmërisë, në përputhje me standardet dhe objektivat e NATO-s.” – është shprehur z. Nufi gjatë takimit.

    Në fokus të bashkëbisedimit ishte gjithashtu edhe zgjerimi i bashkëpunimit me kompanitë turke përmes investimeve në Shqipëri dhe ndërmarrjeve të përbashkëta.

    “Shqipëria sheh potencial për transferim të përshtatshëm të teknologjisë dhe zhvillim të kapaciteteve vendase, duke krijuar mundësi të reja për industrinë shqiptare të mbrojtjes.” – është shprehur Ministri Nufi.

    Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi tha gjithashtu se Shqipëria vlerëson kontributin e Turqisë në KFOR dhe mbështetjen për kontingjentin shqiptar në EUFOR ALTHEA, ndërsa të dyja vendet vijojnë angazhimin për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik.

    Dy ministrat e mbrojtjes ndanë bindjen se dy vendet tona duhet të intensifikojnë përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit të konsoliduar në mbrojtje drejt një programi më të strukturuar bashkëpunimi praktik, me projekte konkrete dhe rezultate të matshme.

    Vizita e Ministrit Nufi në Ankara synon t’i japë partneritetit strategjik me Turqinë një dimension të ri, duke e orientuar atë gjithnjë e më shumë drejt projekteve, kapaciteteve dhe rezultateve konkrete në interes të dy vendeve dhe të sigurisë së përbashkët.

    ANKARA bashkëpunimi Shqipëri-Turqi bashkëpunimi ushtarak diplomacia homologu turk marrëdhëniet dypalëshe marrëdhëniet Shqipëri-Turqi Mbrojtja Ministri Nufi ministri turk i Mbrojtjes Nufi Shqipëri-Turqi Shqipëria siguria turqi turqia vizita në Ankara vizitë zyrtare Yaşar Güler
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

    October 8, 2026

    Ministri Nufi vizitë zyrtare në Ankara, mikpritet nga homologu turk Yaşar Güler

    October 8, 2026

    “Mos e moho që je ti”/ Elton Tozaj publikon fotot e ish-banores së BBVA

    October 8, 2026

    Pesë të arrestuar për vjedhjen e dy pikturave të Renoir në Francë, veprat ende nuk janë gjetur

    October 8, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.