Dua Lipa ka zgjedhur një tjetër paraqitje të guximshme gjatë qëndrimit të saj në Paris, duke u shfaqur me një veshje pa pantallona.
Këngëtarja shqiptare ka ndarë në Instagram disa fotografi nga Parisi, ku shfaqet me një kombinim në ngjyrë vjollcë, të përbërë nga një xhaketë e strukturuar me detaje të valëzuara dhe temina, si dhe një bluzë transparente në të njëjtën nuancë.
Ajo e ka kompletuar look-un me geta të zeza dhe këpucë elegante me majë, ndërsa një zinxhir i madh ari rreth belit i ka dhënë një tjetër detaj veshjes.
Flokët e lëshuara dhe grimi natyral kanë kompletuar paraqitjen e këngëtares, ndërsa zgjedhja për të mos veshur pantallona ishte elementi që tërhoqi më shumë vëmendje.
“E zënë duke qenë e zënë në Paris”, shkroi Dua krahas fotografive.
Artistja shqiptare ndodhet në Paris për Javën e Modës, ku ka marrë pjesë në disa prej eventeve të rëndësishme dhe është parë edhe në shoqërinë e stilistit Simon Jacquemus.
Dua ka ndarë me ndjekësit edhe momente të tjera nga qëndrimi i saj në kryeqytetin francez, duke sjellë vazhdimisht pamje nga daljet dhe aktivitetet e saj gjatë Fashion Week.
Lini një Përgjigje