Pas mospjesëmarrjes në votimin e projekligjit për ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara në seancën e orëe të vona të 6 tetorit, ka mbërritur edhe reagimi I parë nga partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës. Nënkryetari I kësaj partie, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij nuk e ka kundërshtuar rezolutën për Dhomat e Specializuara, por ka zgjedhur të mos marrë pjesë në veprimet e tjera që kanë pasuar.