Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar formën e miratimit të Reformës Territoriale me gjak dhe me shkopinj gome dhe me policore.
Më tej Blushi ka kritikuar ashpër Arbjan Maznikun, të cilin e akuzoi se ka ndërtuar karrierën e vet politike mbi tradhtinë e shokut të tij të ngushtë, Erion Veliaj, dhe e paralajmëroi se ai do të jetë viktima e parë e Veliajt.
“Dua t’ju kujtoj një element që nuk duhet anashkaluar. A mund të më thoni një vend që miraton një reformë territoriale me gjak, me shkopinj gome, me gaz lotsjellës, me arrestime?
Ku ndodh kjo?
Kjo ndodh vetëm në diktaturë dhe kjo ka ndodhur në diktaturë. Ata qytetarë që po protestojnë sot, nuk kanë ardhur nga hiçi. Janë banorë të 15 bashkive që ju kërkoni t’i shuani, t’i zhdukni nga harta e Shqipërisë. Dhe për t’i dhënë një përgjigje një “kolegu”, se këta nuk meritojnë t’i quash kolegë, se s’mund të jesh koleg me ata që mbrojnë interesat mafioze të Edi Ramës. Por prezantuesi, lapto-reforma (Arbian Mazniku), i cili e ndërtoi karrierën duke tradhtuar Erion Veliajn, dhe i cili do të jetë viktima e parë e Erion Veliajt, sepse e ka paralajmëruar që do t’i ngulë thonjtë në fyt.
Pra, këta njerëz që ndërtojnë karrierën e vet politike mbi tradhtinë ndaj shokëve më të ngushtë janë zgjedhur nga Edi Rama fiks adapt për të prezantuar një reformë e cila në vetvete nuk është asgjë tjetër veçse një akt kriminal dhe diktatorial. Një thikë pas shpine, një tradhti për të gjithë shqiptarët.”, - u shpreh Blushi.
© SYRI.net