"Mazniku simpatiku flet për shërbime"/ Korreshi: "Territorialja" ka futur urrejtje mes Lushnjës dhe Divjakës
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka marrë f...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka marrë f...

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Europiane të Investimeve (EIB), prezantoi sot draftin përfundimtar të Taksonomisë Kombëtare të Gjelbër, në kuadër të Programit të Asistencës Teknike për Sistemet Financiare të Gjelbra.
Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Bankës së Shqipërisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve anëtare të Grupit Ndërinstitucional të Punës për Taksonominë e Gjelbër, përfaqësuesve nga bankat tregtare, si dhe ekspertëve teknikë.
Taksonomia Kombëtare e Gjelbër përbën një hap të rëndësishëm në krijimin e një kuadri të qartë për identifikimin dhe klasifikimin e aktiviteteve ekonomike, në funksion të objektivave të qëndrueshmërisë dhe të tranzicionit drejt një ekonomie më të gjelbër.
Në fjalën e saj, Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, vlerësoi përfundimin e këtij procesi si një arritje të rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e asistencës teknike të ofruar nga Banka Europiane e Investimeve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional gjatë gjithë procesit të hartimit.
“Taksonomia e Gjelbër – theksoi zj. Ahmetaj – duhet parë jo vetëm si një çështje reputacionale apo si shprehje e vullnetit për të mbështetur qëndrueshmërinë, por si një instrument që do të ndikojë gjithnjë e më shumë në mënyrën se si kapitali do të orientohet drejt ekonomisë.”
Në këtë drejtim, ajo nënvizoi se ndryshimet klimatike dhe nevoja për të adresuar rreziqet që burojnë prej tyre kanë sjellë një forcim gradual të kuadrit rregullator ndërkombëtar dhe evropian. Për Shqipërinë, kësaj agjende i shtohet edhe procesi i integrimit evropian, i cili sjell kërkesa të reja për bizneset dhe institucionet financiare.
Një rëndësi të veçantë në këtë proces ka edhe sektori bankar, i cili do të duhet të përfshijë gjithnjë e më shumë konsideratat mjedisore dhe klimatike në vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut. Sipas Zëvendësguvernatores, kjo do të sjellë një qasje të re ndaj kreditimit, ku vlerësimi i një aktiviteti ekonomik nuk do të mbështetet vetëm te rezultati financiar, por edhe te mënyra se si ky rezultat arrihet dhe ndikimi që aktiviteti ka në qëndrueshmërinë e ekonomisë.
Në këtë kuadër, financa e gjelbër do të luajë një rol të rëndësishëm në transformimin gradual të mënyrës se si kapitali kanalizohet në ekonomi. Bankat do të duhet të përgatiten për këtë qasje të re, duke zhvilluar produkte financiare në përputhje me parimet e financës së gjelbër, ndërsa bizneset do të duhet të përshtatin modelet e tyre të biznesit dhe teknologjitë me kërkesat e reja të qëndrueshmërisë.
“Aktiviteti i sotëm është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tregut të kapitalit në Shqipëri, në thithjen e investimeve dhe në shndërrimin e kreditimit të gjelbër në pjesë të praktikës së zakonshme të biznesit,” u shpreh Alessandro de Concini, Përfaqësues i Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri. Ai theksoi se ky proces e afron më tej Shqipërinë me standardet dhe tregun e Bashkimit Evropian, duke forcuar dekarbonizimin, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike.
Taksonomia Kombëtare e Gjelbër përbën një shtyllë të rëndësishme të arkitekturës së financës së qëndrueshme, krahas zhvillimit të të dhënave më cilësore dhe transparente, si dhe forcimit të standardeve të raportimit. Përfundimi i këtij procesi krijon një bazë më të qartë për orientimin e investimeve dhe financimeve drejt aktiviteteve që kontribuojnë në objektivat mjedisorë dhe klimatikë.
Në këtë aktivitet u prezantuan elementet kryesore të draftit të tretë dhe përfundimtar, përfshirë kuadrin e përgjithshëm të Taksonomisë Kombëtare të Gjelbër, kriteret teknike të shqyrtimit dhe përshtatjet legjislative.
Në përfundim, Zëvendësguvernatorja Ahmetaj vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe kontributin e ekspertëve të përfshirë në këtë proces, duke theksuar se asistenca teknike dhe bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve kanë qenë thelbësore për arritjen e këtij rezultati./ Monitor
Mbi 90 mijë klientë të OSHEE Group ishin regjistruar deri ...
Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan ...
Investimet publike të përfshira në raportin e gushtit 2026...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot t...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbaj...
Norma e kredive me probleme të rikuperuara pësoi rënie në ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...
Hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit ë...
Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel ar...
Krijimi i rezervës së sigurisë me naftë bruto, diesel dhe ...
Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodh...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për f...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Paratë që hyjnë nga jashtë vazhdojnë të përbëjnë një burim...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Nafta nga 100 milionë fuçi rezerva strategjike që G7 vendo...
Bashkimi Europian importoi 2.9 milionë tonë kafe nga vende...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të ...
Një shtetas shqiptar humbi jetën në një aksident në punë n...
Një 45-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se k...
Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në lagjen Nr...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi se Uashingtoni...
Kancelari Friedrich Merz priti kryeministrin relativisht t...
Rreth 50 të dyshuar janë arrestuar në një aksion policor n...
Komisioni Europian dëshiron t'i japë një impuls të ri proc...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Europiane të ...
Mbi 90 mijë klientë të OSHEE Group ishin regjistruar deri ...
Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan ...
Investimet publike të përfshira në raportin e gushtit 2026...