UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për sfidën Shqipëri- Finlandë në “Air Albania”
Kombëtarja shqiptare rikthehet në “Air Albania” më 12 nëntor, për një nga sfidat më të rëndësishme të saj në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Finlandën në orën 20:45, në ndeshjen e parafundit të Grupit C1.
Federata e Futbollit njofton se biletat për ndeshjen Shqipëri – Finlandë kanë dalë në shitje. Biletat janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara për stadiumin “Air Albania”.
FSHF fton të gjithë tifozët dhe futbolldashësit shqiptarë që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin nga afër Kombëtaren në këtë përballje të rëndësishme.
Shqipëria kryeson aktualisht Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga 7 pikë. Sfida e 12 nëntorit pritet të luajë një rol të rëndësishëm në garën për vendin e parë në grup.
Të gjithë në “Air Albania” për të mbështetur kuqezinjtë!
Biletat mund t’i gjeni në këtë link:
Ronaldo nderon Messin: Ke respektin tim për atë që ke arritur me Argjentinën
Tetori, muaji i sfidave për Barcelonën
Olise në qendër të vëmendjes, Bayern i vendos afat për rinovimin
- 14:51 Nufi në Ankara: Synojmë transferimin e teknologjisë dhe zhvillimin e kapaciteteve vendase në mbrojtje
- 14:46 Ndryshon sërish drejtimi i Kadastrës së Vlorës, Andi Muhametaj zëvendëson Albion Koçin
- 14:40 Xhaketa e Michael Jackson nga videoklipi i “Thriller” mund të shitet për 10 milionë dollarë
- 14:37 Reforma territoriale, Mazniku: Janë zhvilluar 121 dëgjesa, bashkimi mbështetet në lidhjet historike
- 14:29 Dështon seanca për masën e sigurisë ndaj administratorit të inceneratorit të Elbasanit, mungojnë avokatët
- 14:23 BE kritikon ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare