Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se ndaj katër punonjësve të Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” në Demir Kapi është paraqitur kallëzim penal, nën dyshimin për punë të pandërgjegjshme në detyrë.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, NJPB Negotinë ka ngritur kallëzim ndaj V.I. (64), T.K. (58) dhe L.L. (60), të gjithë nga Demir Kapi, si dhe U.U. (55) nga një fshat i Komunës së Demir Kapisë.
Të katër personat dyshohet se e kanë kryer veprën penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë” gjatë periudhës 31.07.2026–03.08.2026. Ata punonin si roje në një truall të filialit të “Pyjeve Kombëtare” në Demir Kapi dhe nuk kanë ushtruar kontrollin e detyrueshëm.
Për pasojë, autorët kanë mundur të nxjerrin dhe të marrin një fletë alumini nga një automjet transportues, i cili ishte sekuestruar si objekt i një vepre penale dhe ruhej në atë truall. Dëmi material i shkaktuar llogaritet në 25.000 denarë, njoftoi MPB./Telegrafi/







