I vuri zjarrin një marketi duke rrezikuar jetën e punonjësve, arrestohet autori në Cërrik (VIDEO)

8 Tetor 2026 | 15:15

Një 45-vjeçar është vënë në pranga këtë të enjte në Cërrik, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies në një market në lagjen nr. 3, mëngjesin e sotëm.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi A. M., 45 vjeç, i cili rreth orës 07:30 i ka vendosur zjarrin marketit, ku u dogjën produkte dhe u rrezikuan punonjësit e subjektit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 07:30 të datës 08.10.2026, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në një supermarket në lagjen nr. 3, ishte vënë qëllimisht, zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik shkuan në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale, mundësuan në pak orë, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. M., 45 vjeç, banues në Cërrik.

Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në subjekt, si dhe u dogjën produkte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare angleze në një apartament në Durrës, policia jep detajet

Një 25-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në një apartament në Durrës. Sipas raportimeve të policisë, është gjetur pa shenja...
15:08 | 08/10/2026

Protesta para Kuvendit, shoqërohen 8 persona në komisariatin Nr.1

Këtë të enjte 8 persona janë të shoqëruar nga policia në komisariatin Nr.1 pas incidenteve të regjistruara në protestën e sotme para Kuvendit. Herë pas...
15:07 | 08/10/2026

Ndryshon sërish drejtimi i Kadastrës së Vlorës, Andi Muhametaj zëvendëson Albion Koçin

Drejtoria Rajonale e Kadastrës së Vlorës, e cila ndodhet në Tiranë ka ndryshuar sërish drejtues. Pas largimit nga detyra të Albion Koçit, në krye të...
14:46 | 08/10/2026