Vllaznia vijon të përballet me zhvillime të papritura në prag të ndeshjes me Dinamon. Pas ndryshimit në stolin kuqeblu, ku Edi Martini u largua nga detyra dhe u zëvendësua nga Laszlo, këtë herë ndryshimi prek drejtimin sportiv të klubit.
Vioresin Sinani ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv të Vllaznisë. Largimi i tij vjen vetëm pak kohë pasi kishte rinovuar kontratën me klubin, e cila ishte parashikuar të zgjaste deri në vitin 2028.
Deri tani, Vllaznia nuk ka bërë një njoftim zyrtar për largimin e Sinanit dhe as për arsyet që kanë çuar në këtë vendim. Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat lokale në Shkodër, tashmë është përcaktuar edhe emri që pritet të marrë përgjegjësitë e tij.
Bëhet fjalë për Alban Hasanin, i njohur edhe si Neziri, ish-futbollist i Vllaznisë dhe aktualisht drejtues i akademisë së klubit. Ai pritet të marrë një rol më të rëndësishëm në strukturën sportive të kuqebluve.
Por situata në Shkodër duket edhe më e tensionuar. Sipas të njëjtave raportime, futbollistët e Vllaznisë kanë bojkotuar stërvitjen e sotme, duke shtuar pikëpyetjet në një moment delikat për skuadrën.
Trajneri i ri, Laszlo, i cili ka vetëm pak ditë që ka marrë drejtimin e ekipit, përballet kështu me një situatë të vështirë përpara ndeshjes së radhës në kampionat.
Vllaznia do të presë Dinamon të dielën, ndërsa tashmë pritet reagimi zyrtar i klubit për të sqaruar largimin e Sinanit dhe zhvillimet e fundit brenda skuadrës.
© SYRI.net
UEFA Nations League/ Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në ‘Air Albania’
Levante i beson një 14-vjeçari, mund të thyejë rekordin historik të LaLiga-s
David Silva zgjedh favoritin për Topin e Artë dhe paralajmëron Real MadridinBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: