AKTUALITET /

I vuri zjarrin një marketi në Cërrik, policia vë në pranga 45-vjeçarin!

Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në market, ndërsa u dogjën edhe produkte të subjektit.

Shkruar nga Versus

I vuri zjarrin një marketi në Cërrik, policia vë në

Policia e Cërrikut ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili dyshohet se i vuri qëllimisht zjarrin një marketi në lagjen nr. 3 të qytetit.

Në pranga ra A. M., banues në Cërrik, i cili, sipas policisë, është autori i zjarrvënies së ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në market, ndërsa u dogjën edhe produkte të subjektit.

Njoftimi i plotë i Policisë

Cërrik/Zbardhet në pak orë, autorësia e zjarrvënies në një market në lagjen nr. 3, mëngjesin e sotëm.

Identifikohet dhe arrestohet shtetasi që ndezi zjarrin, si pasojë e të cilit u dogjën produkte dhe u rrezikuan punonjësit e subjektit.

Rreth orës 07:30 të datës 08.10.2026, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në një supermarket në lagjen nr. 3, ishte vënë qëllimisht, zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik shkuan në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale, mundësuan në pak orë, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. M., 45 vjeç, banues në Cërrik./Versus.al

Poll