web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndezi zjarr në një market/ Arrestohet 45-vjeçari në Cërrik

8 Tetor 2026, 15:15, Kronika CNA

Ndezi zjarr në një market/ Arrestohet 45-vjeçari në

Një 45-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se ka ndezur zjarr në një market. Në pranga është vënë shtetasi A.M.

Bëhet me dije se si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në subjekt, si dhe u dogjën produkte.

Njoftimi i policisë:

Cërrik/Zbardhet në pak orë, autorësia e zjarrvënies në një market në lagjen nr. 3, mëngjesin e sotëm.

Identifikohet dhe arrestohet shtetasi që ndezi zjarrin, si pasojë e të cilit u dogjën produkte dhe u rrezikuan punonjësit e subjektit.

Rreth orës 07:30 të datës 08.10.2026, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në një supermarket në lagjen nr. 3, ishte vënë qëllimisht, zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik shkuan në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale, mundësuan në pak orë, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. M., 45 vjeç, banues në Cërrik.

Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në subjekt, si dhe u dogjën produkte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /CNA





Lajmet e fundit nga