Live From Tirana Showbiz

“Kam qenë shumë e ashpër si opinioniste e BBV”/Balina Bodinaku: Po ta bëja këtë vit…

E ftuar në studion e “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Balina Bodinaku, e cila ka folur më shumë mbi eksperiencën e saj në televizion, por duke u ndalur edhe tek “Big Brother VIP”…

Lidhur me eksperiencën tënde si opinioniste e BBV, dikur ke thënë që nuk je aq shumë e asaj bote…

Ka qenë e vërtetë, jam ndierë si Liza në Botën e Çudirave. Është një pikëpyetje shumë e madhe për mua se si u gjenda në atë kolltok. Pavarësisht se më pas u gjenda jo keq. 

Ka pasur ndonjë personazh që mendon se e ke gjykuar më shumë seç duhet kur ishte në shtëpi dhe më pas mendon se ke gabuar?

Të them të drejtën, kur kam parë BBV-n tënd, Stenaldo, kam thënë që sa e ashpër kam qenë atëherë në gjykimin e çdo gjëje që ndodhte në shtëpi. Sa të edukuar dhe sa të mirë paskan qenë të gjithë ata (qesh). Pavarësisht shakave, i kam parë më imtësisht gjëra që në BBV e mëvonshme, të paktën në atë tëndin, po të më kishte qëlluar BBV yt do kishte qenë një shok shumë i madh… (qesh)