AKTUALITET /

VIDEO/ Me buqetë me lule, Kurti uron Presidenten e re: Do të bashkëpunojmë për qytetarët e Kosovës dhe prioritetet e shtetit

Kurti theksoi se Kosova kishte nevojë për një President që përbashkon, sjell stabilitet dhe karakterizohet nga integriteti, dija dhe përvoja institucionale e akademike.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Me buqetë me lule, Kurti uron Presidenten e re: Do të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Presidentin e ri për marrjen e detyrës, duke vlerësuar pranimin e kësaj përgjegjësie në një moment të rëndësishëm për vendin.

Kurti theksoi se Kosova kishte nevojë për një President që përbashkon, sjell stabilitet dhe karakterizohet nga integriteti, dija dhe përvoja institucionale e akademike.

“E urova për detyrën dhe e falënderova që na gëzoi duke pranuar këtë përgjegjësi në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për President që, përveçse përbashkon e sjell stabilitet, ka integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të gjatë akademike e institucionale”, u shpreh Kurti.

Kryeministri kosovar nënvizoi gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim me kreun e ri të shtetit, me fokus te qytetarët dhe prioritetet shtetërore.

“Do të bashkëpunojmë e do të bashkërendohemi për punët e mira për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore”, tha Kurti./Versus.al

Poll