BE: Reforma për përgatitjen e bllokut për anëtarë të rinj
Komisioni Europian dëshiron t'i japë një impuls të ri proc...

Rreth 50 të dyshuar janë arrestuar në një aksion policor ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës, anëtarët e të cilit janë të lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi të enjten Agjencia Europiane e Policisë, Europol.
Europol tha se të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasje, rrëmbime, të shtëna me armë zjarri dhe sulme me granata dore në gjithë Europën.
Aksioni kulmoi më 6 tetor me kontrolle në 42 lokacione në Slloveni dhe Spanjë, ndërsa arrestimet u kryen në bashkërendim me një qendër operative në Lubjanë dhe me mbështetjen e Europol-it.
Mes të dyshuarve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe të Sllovenisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Holandës.
Në hetim morën pjesë shërbimet policore dhe gjyqësore nga 22 shtete.
Numri më i madh i të dyshuarve u arrestua në Slloveni, gjithsej 34, bëri të ditur Europol-i, ndërsa nga një person u arrestua në Spanjë dhe Kroaci.
Edhe 11 të dyshuar të tjerë ishin arrestuar më herët, gjatë një hetimi disavjeçar.
Gjatë ditës së fundit të aksionit, policia sekuestroi 66 kilogramë drogë, përfshirë 51 kilogramë kanabis dhe 15 kilogramë amfetaminë, si dhe armë zjarri, stoli dhe para të gatshme, thuhet në njoftim.
Hetimi zbuloi se grupi kriminal fshihte sasi të mëdha narkotikësh në ngarkesa komerciale të mallrave, duke përdorur rrugët e ligjshme të transportit si mbulesë për kontrabandën.
Sipas Europol-it, anëtarët e rrjetit angazhonin kryesisht shoferë nga Sllovenia, Bosnje e Hercegovina dhe Bullgaria, të cilët me kamionë, furgonë dhe automjete bartnin drogën së bashku me mallra të ligjshme.
Për komunikim dhe koordinim, ata përdornin platformat e enkriptuara SKY ECC dhe CryptCom.
Kokaina, kanabisi, amfetamina, MDMA-ja dhe metamfetamina transportoheshin nga Belgjika, Holanda dhe Spanja drejt vendeve të tjera europiane. Transporti i ligjshëm i mallrave njëkohësisht sillte fitime shtesë dhe ulte kostot e kontrabandës.
Humbja e drogës çonte në dhunë
Sipas rezultateve të hetimit, EUROPOL-i thekson se dërgesat e drogës të sekuestruara ose mosmarrëveshjet mes anëtarëve të rrjetit shpesh përfundonin me përleshje të dhunshme.
Hetuesit e lidhin grupin me disa të shtëna me armë zjarri, vrasje dhe tentativa vrasjeje, si dhe me rrëmbimin e një anëtari të organizatës.
Në sulme u përdorën mjete shpërthyese, përfshirë granata dore, ndërsa objektiva ishin anëtarët e rrjetit kriminal dhe familjarët e tyre.
Autoritetet thonë se dhuna përdorej për të rikuperuar humbjet, për të ndëshkuar përgjegjësit për dërgesat e dështuara dhe për të ruajtur kontrollin brenda organizatës. Gjatë hetimit u zbulua edhe një tentativë vrasjeje në Spanjë.
Nga shkurti i vitit 2022 deri në shtator të vitit 2026, autoritetet sekuestruan 253 kilogramë kokainë, 404 kilogramë kanabis, 18.8 kilogramë metamfetaminë dhe 825 gramë MDMA.
U sekuestruan gjithashtu 550 litra anhidrid acetik, një kimikat që përdoret në prodhimin e drogës, armë automatike me silenciator, municion dhe disa pistoleta.
Megjithatë, Europol-i thotë se sasitë e sekuestruara përbëjnë vetëm një pjesë të aktiviteteve të përgjithshme kriminale.
Përmes analizimit të komunikimeve në SKY ECC dhe provave të tjera, hetuesit kanë rindërtuar transporte dhe transaksione të tjera të lidhura me të dyshuarit.
Për këtë arsye, pritet që të dyshuarit të ndiqen penalisht për trafikimin e 2.5 tonëve të tjerë kanabis, 474 kilogramëve kokainë, 104 kilogramëve heroinë, 30 kilogramëve amfetaminë, 11.6 kilogramëve MDMA, nga një kilogram ketaminë dhe hashash, 18.000 tabletave ekstazi dhe 1.000 njësive kërpudhash psikoaktive.
Hetuesit kanë identifikuar gjithashtu 45 litra vaj të destinuar për prodhimin e amfetaminës.
Në njoftim thuhet gjithashtu se Europol-i gjatë hetimit u ofroi policive kombëtare mbështetje analitike dhe operacionale, ndërsa në ditën e aksionit një ekspert i kësaj agjencie dhe një hetues kroat punuan nga qendra e koordinimit në Lubjanë.
Nga kjo qendër u koordinuan në kohë reale arrestimet dhe aktivitetet e hetuesve në territorin e disa shteteve. /REL
Komisioni Europian dëshiron t'i japë një impuls të ri proc...
Pagat reale, pagat e përshtatura për inflacionin parashiko...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se d...
Anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) kanë...
Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nu...
Justina Shiroka Pula është inauguruar të mërkurën si presi...
Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësu...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel, ...
Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thi...
Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai janë shpallur fitu...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajm...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka zbarkuar në A...
Izraeli shënon sot tri vjet që nga sulmet e Hamasit më...
Një e burgosur në SHBA e dënuar me vdekje, e cila i mbijet...
Ministrat e Brendshëm të BE-së u takuan në Luksemburg më 1...
Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës m...
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas zgjidhjes së ngërç...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë ndryshimet ...
Zgjidhet ngërçi në Kosovë. Pas disa përpjekjesh të njëpasn...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar lidhur me incid...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të ...
Një shtetas shqiptar humbi jetën në një aksident në punë n...
Një 45-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se k...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi se Uashingtoni...
Kancelari Friedrich Merz priti kryeministrin relativisht t...
Rreth 50 të dyshuar janë arrestuar në një aksion policor n...
Komisioni Europian dëshiron t'i japë një impuls të ri proc...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Europiane të ...
Mbi 90 mijë klientë të OSHEE Group ishin regjistruar deri ...
Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan ...
Investimet publike të përfshira në raportin e gushtit 2026...