BE-ja thirrje urgjente Rusisë: Jepni informacione mbi rastin e murtajës në Siberi
Komisioni Evropian i kërkoi të enjten Rusisë të japë informacion në lidhje me një rast të raportuar të murtajës në Siberi “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke thënë se nevojiten më shumë detaje për të vlerësuar rreziqet e mundshme ndërkufitare.
“Rusia duhet të vërë në dispozicion informacion në lidhje me murtajën sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është ajo që na duhet”, u tha gazetarëve në Bruksel zëdhënësja e Komisionit Evropian, Eva Hrncirova.
Hrncirova tha se BE-ja zhvilloi një takim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, OBSH, të mërkurën, gjatë të cilit agjencia e shëndetësisë e OKB-së kërkoi sqarime dhe informacione të mëtejshme nga Rusia.
“Na duhet informacion nga Rusia”, tha ajo, duke theksuar rëndësinë e ndarjes nga Moska të “informacionit në kohë dhe të saktë” në kuadër të anëtarësimit të saj në Rajonin Evropian të OBSH-së.
Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet ruse, një hetim epidemiologjik u krye pasi një rast i pneumonisë së fituar në komunitet u identifikua tek një punonjës i Institutit të Kërkimeve Shkencore Kundër Murtajës në Irkutsk të Siberisë dhe Lindjes së Largët.
Ajo tha se ekspertët kanë nevojë për informacionin për të vlerësuar situatën epidemiologjike dhe për të përcaktuar nëse mund të ketë implikime për vendet e tjera.
“E gjithë bota po pret informacionin nga Rusia”, shtoi ajo.
Hrncirova tha se nuk i takon Komisionit Evropian të përcaktojë nëse Rusia kishte shkelur rregullat e OBSH-së, duke vënë në dukje se OBSH është “bashkëbiseduesi kryesor” i BE-së për këtë çështje.
Sipas zëdhënësit, OBSH-ja ende po kërkon sqarime nga Rusia, që do të thotë se BE-së aktualisht i mungojnë informacione për të vlerësuar situatën epidemiologjike dhe rrezikun potencial për vendet e tjera.
Xhaketa e Michael Jackson nga videoklipi i “Thriller” mund të shitet për 10 milionë dollarë
Koreja e Jugut, 26-vjeçari hakon nëntë banka me ndihmën e inteligjencës artificiale
Ish-zyrtari i CIA-s pranon fajësinë, për 200 mln dollarë mashtroi me transferta elektronike
- 15:35 Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, kjo është hakmarrje politike ndaj qytetarëve
- 15:23 Falsifikoi certifikatat e vaksinimit të COVID-19, Xhaka dënohet me gjobë
- 15:22 9 protestues të lënduar në QSUT, si paraqitet gjendja e tyre
- 15:17 Kurti pas takimit me presidenten e re: Do të bashkëpunojmë për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore
- 15:15 I vuri zjarrin një marketi duke rrezikuar jetën e punonjësve, arrestohet autori në Cërrik (VIDEO)
- 15:08 Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare angleze në një apartament në Durrës, policia jep detajet