Lajmi i fundit

LIVE - Protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Poshtë Edi Rama/ Fillon seanca plenare

Durrës/ 25-vjeçarja angleze gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeç

Durrës/ 25-vjeçarja angleze gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeç

15:06, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shtetase angleze, E. S., 25 vjeçe, është gjetur pa shenja jete rreth orës 12:50 në një apartament në lagjen Nr.1, Durrës.

Sipas policisë, gjatë këqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa në banesë është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco