Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Durrës, ku një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në lagjen nr. 1 të qytetit.
Bëhet fjalë për shtetasen E. S., 25 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën në banesë. Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, kur shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka mbërritur në apartament.
Një nga detajet që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është fakti se pranë 25-vjeçares është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç. I mituri fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 25-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.
Megjithatë, shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar dhe pritet të hidhet dritë mbi të pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve përkatëse.













