E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

“Det i trazuar” fenomeni që pushton ekranin, Vizion Plus sjell superpremierën e sezonit

Më shumë se 2.3 miliardë shikime, mbi 3 milionë ndjekës në kanalin zyrtar në YouTube vetëm në një sezon, mbi 25 milionë spektatorë mesatarisht për episod, rrugë të boshatisura në orët e transmetimit.

Shifrat flasin vetë: “Det i trazuar” është kthyer në një prej fenomeneve më të mëdha të momentit, një serial që ka kapërcyer kufijtë e ekranit për t’u shndërruar në një ngjarje televizive.

Reklamë

Dhe tani, fenomeni mbërrin në Shqipëri. Nga sonte, nga e hëna në të shtunë, në orën 20:00, “Det i trazuar” vjen si premierë ekskluzive në Vizion Plus.

I frymëzuar nga peizazhet mistike dhe traditat e Detit të Zi, seriali sjell një histori të fuqishme pasioni, familjeje, rivaliteti, besnikërie dhe plagësh të vjetra, ku dashuria dhe hakmarrja përplasen në një univers njerëzish të fortë dhe emocionesh të mëdha.

Reklamë

Në qendër është Adil Koçari, interpretuar nga Ulaş Tuna Astepe, një lider i ashpër, strategjik dhe i pamëshirshëm me armiqtë, por besnik ndaj njerëzve të tij.

Përballë tij qëndron Esme Furtuna, sjellë në ekran nga Deniz Baysal, gruaja e fortë që mbart dhimbjen e një dashurie të humbur dhe të një të shkuare që nuk ka pushuar kurrë së ndjekuri.

Në këtë univers hyjnë edhe Eleni Miryano, interpretuar nga Ava Yaman, dhe Oruç Furtuna, me Burak Yörük, personazhe që do ta bëjnë konfliktin edhe më të fuqishëm dhe historinë edhe më të paparashikueshme.

Por “Det i trazuar” nuk është thjesht një premierë. Është epiqendra spektakolare e një supersezoni serialesh në Vizion Plus, që u ka dhënë atyre një hapësirë të jashtëzakonshme në strukturën programore.

Me shtrirje tashmë nga e hëna në të shtunë, janë tre premiera ekskluzive të përditshme, “Fat i hidhur”, “Trashëgimtari” dhe “Det i trazuar”, që do të pasohen nga të tjerë tituj të suksesshëm, ndërsa një serial i ri do t’i bashkohet së shpejti programacionit gjatë fundjavës.

Një sezon i ndërtuar për ata që duan histori të mëdha, personazhe të fortë dhe emocione pa fund, vetëm në Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.