8 Tetor 2026, 15:49
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën duke thënë se janë shëndërruar në një organizatë kriminale. Gjatë replikës së tij në Kuvend, Berisha, akuzoi mazhorancën se Reforma Territoriale po përdoret për të dobësuar qeverisjen vendore dhe për të hequr pengesat ndaj abuzimeve me pronat dhe fondet publike.
Berisha e cilësoi reformën antikushtetuese dhe antikombëtare, duke theksuar se bashkitë po eliminohen për t’i hapur rrugë një modeli më të centralizuar të qeverisjes. Duke iu referuar investimeve në zonat rurale, ai deklaroi se qeveria e mëparshme investoi 3.2 miliardë në Shqipërinë rurale, ndërsa akuzoi mazhorancën se investimet e saj janë përqendruar te interesa të lidhura me trafikantë dhe banda.
Berisha deklaroi se mazhoranca është shndërruar në një organizatë të mirëfilltë kriminale dhe paralajmëroi se pronat e lidhura me krimin do të përballen me konfiskimin.
Sali Berisha: Për t’i kthyer përgjigje edhe njëherë, personit që karakterin, ndërgjegjen, votën ia ka, ia ka falë bixhozit. Por dola këtu për të mbrojtur dhe njëherë interesat jetike të komuniteteve, për të denoncuar këtu para jush aktin antikushtetues, antigjyqtar dhe antikombëtar që bëni ndaj bashkive të vendit.
Me këtë pseudo-reformë ju de facto e shtroni Shqipërinë në atë që doni, se si ta vidhni më shumë. Me këtë pseudo-reformë ju zhdukni çdo lloj pengese që keni nga qeverisjet e vërteta vendore në vjedhjen e këtij vendi.
Përsa u përket investimeve, aty janë dhe çdo qytetar e din. Ajo qeveri e dikurshme investoi 3.2 miliardë në Shqipërinë rurale, kurse ju në Shqipërinë rurale, përveç investimeve në miliona metër katrorë të trafikantëve dhe bandave, grabitjeve të tokave, s’keni investuar asgjë.
Ky diskutimi juaj dhe ky qëndrimi juaj sot dëshmon se ju jeni shndërruar në një organizatë të mirëfilltë kriminale, pa interesa kombëtare, pa interesa shoqërore, pa interesa shqiptare. Dhe ju garantoj se agjencia për konfiskimin e pronave do t’ua nxjerrë për hundësh ju dhe çdo njeriu me pronë krimi!/Dosja.al
sali berisha
Politike
8 Tetor 2026, 15:43
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar Reformën e re Territoriale si një hakmarrje pol...
Politike
8 Tetor 2026, 15:15
E.d
Albin Kurti
KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të enjten në takim kryeministrin Albin Kurti, n&e...
Politike
8 Tetor 2026, 14:30
I.A
Arbjan Mazniku
TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka kundërshtuar në Kuvend akuzat e opozitës se Ref...
Politike
8 Tetor 2026, 14:25
I.A
Arbjan Mazniku
TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka kundërshtuar në Kuvend pretendimet e opozitës s...
Politike
8 Tetor 2026, 13:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, iu drejtua në Kuvend ministrit Arbjan Mazniku, duke e pyetur se p&eum...
Politike
8 Tetor 2026, 13:41
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në parlam...
Politike
8 Tetor 2026, 12:48
E. D
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar efektivët e policisë që janë me maska dhe të paidentif...
Politike
8 Tetor 2026, 11:43
I.A
Diella
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike, të cil&e...
Politike
8 Tetor 2026, 11:25
I.A
Elisa Spiropali dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Një përplasje mes Gazment Bardhit dhe Elisa Spropalit ka ndodhur në seancën e sotm...
Politike
8 Tetor 2026, 11:23
I.A
Kuvendi
TIRANË- Mazhoranca ka rrëzuar me 76 vota kundër kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni...