E ftuar në studion e “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Balina Bodinaku, e cila ka folur më shumë mbi eksperiencën e saj në televizion, por duke u ndalur edhe tek “Big Brother VIP”…
Si e komenton Mirin si banor?
Mendoj që u keqkuptua shumë, por gaboi dhe vetë pak. Dha ushqim për keqkuptimin dhe më vjen keq për një artist që të keqkuptohet në mënyrën se si u keqkuptua.
Po Selin?
Nuk mendoj se Big-u i saj ka qenë i pagabueshëm, ka pasur momente që nuk kam qenë dakord me mënyrën se si ajo ka vepruar në disa raste. Por në të përgjithshmen, mua më pëlqente për mënyrën se si argumentonte, për grindën, forcën që tregonte, për energjinë për të mos u dorëzuar para çdo gjëje. Janë karakteristika që unë i vlerësoj tek njerëzit. Edhe inteligjencën për të kuptuar situatat, për të notuar rreth atyre situatave, edhe kur është vetë në gabim, për të arritur për të gjetur argumente në çdo rast. Ka një lloj inteligjence që e pëlqej.