Si po mundohen fotot me "IA" të manipulojnë opinionin dhe të krijojnë "fake news"?
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale 24 orët e fun...
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale 24 orët e fun...

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur këtë të enjte procedurën e prokurimit për projektimin e një aksi të ri rrugor që do të lidhë drejtpërdrejt autostradën Thumanë-Kashar me Unazën e Madhe të Tiranës, duke anashkaluar Kamzën. Fondi limit për këtë procedurë është 138.6 milionë lekë, ose rreth 1.4 milionë euro. Tenderi ka si objekt “Studim Projektim Ndërtim rruga Hyrje veriore e cila anashkalon Kamzën, duke lidhur autostradat e veriut, drejtpërdrejt me unazën e re të Tiranës”.
Sipas termave të referencës të publikuara nga ARRSH, aksi i ri parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 17 kilometrash, duke nisur në pjesën jugore të nyjës së Rinasit, pranë autostradës Thumanë-Kashar, dhe duke përfunduar në Unazën e Madhe të Tiranës, në zonën e Paskuqanit.
Gjurma e rrugës do të kalojë në territorin e Bashkisë Kamëz, përmes zonave të Valiasit dhe Zallherrit, për të vijuar drejt Paskuqanit. Ajo do të ndërpresë rrugën ekzistuese Kamëz-Fushë Krujë dhe do të kalojë pranë Repartit Ushtarak të Zallherrit dhe depos së ujit, përpara se të lidhet me Lotin 7 të Unazës së Madhe.
Segmenti do të jetë një rrugë tërësisht e re, e klasifikuar si rrugë ndërurbane kryesore. Projekti synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis autostradës Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, dhe Unazës së Tiranës, e cila lidhet më tej me autostradën Tiranë-Elbasan dhe Korridorin VIII.
Sipas dokumenteve, qëllimi është lehtësimi i qarkullimit nga veriu drejt kryeqytetit, duke shmangur kalimin përmes qendrës së Kamzës dhe duke përmirësuar lidhjen me rrjetin kryesor rrugor të Tiranës.
Në fazën e projektimit, konsulenti do të duhet të shqyrtojë të paktën dy variante të gjurmës, përfshirë një alternativë që shfrytëzon pjesërisht rrugët ekzistuese. Për secilin variant do të përgatiten vlerësimet teknike dhe ekonomike, përpara përzgjedhjes së zgjidhjes përfundimtare.
Projekti do të përfshijë gjithashtu studimin e nyjeve lidhëse në nivel ose disnivel, rrugëve dytësore, mbikalimeve për këmbësorët dhe veprave të tjera të nevojshme të infrastrukturës. Një pjesë e dokumentacionit do t’i kushtohet edhe identifikimit të pronave dhe objekteve që mund të preken nga ndërtimi, si dhe përgatitjes së dokumentacionit për shpronësimet. Pas miratimit të projektidesë nga Këshilli Teknik i ARRSH-së, do të hartohet projekti i detajuar i zbatimit, së bashku me preventivin përfundimtar të ndërtimit. Financimi i projektit është parashikuar në programin buxhetor të transportit rrugor për periudhën 2026-2028./Monitor
Qendra e Tiranës është shndërruar në një zonë kaotike ndër...
Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, është përplasur m...
Shqipëria përfshihet në një plan rajonal për rimëkëmbjen e...
Është shtyrë sot në GJKKO seanca për masën e sigurisë ndaj...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka marrë raportime ...
Gjykata e Posaçme ka urdhëruar lirimin nga qelia të Greta ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, rrëzoi me shumicë vot...
Protesta kundër propozimit të PS-së për Reformën Territori...
Pamjet të cilat po sjellim në këtë shkrim janë direkt nga ...
Sot, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, është ...
Tensionet mes protestuesve dhe efektivëve vijojnë jashtë K...
Jashtë Kuvendit vazhdojnë tensionet mes protestuesve dhe e...
Deputeti Luçiano Boçi ka reaguar në Kuvend me tone të ashp...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokrat...
Protesta që po zhvillohet paraditen e sotme para godinës s...
Drejtuesja e KESH, Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë ...
Drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, është p...
Bordi i Transparencës u mblodh sot më datë 8 tetor 2026 dh...
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes në selinë rozë para...
Një avokat ka thyer bojkotin e vënë nga Dhoma Kombëtare e ...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 45-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet se k...
Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në lagjen Nr...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë me dije se falë shkëm...
Një aksident i rëndë u regjistrua sonte në aksin Peshkopi-...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Rreth 50 të dyshuar janë arrestuar në një aksion policor n...
Komisioni Europian dëshiron t'i japë një impuls të ri proc...
Pagat reale, pagat e përshtatura për inflacionin parashiko...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se d...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të ...
Mbi 90 mijë klientë të OSHEE Group ishin regjistruar deri ...
Normat e interesit për kreditë e vogla konsumatore pësuan ...
Investimet publike të përfshira në raportin e gushtit 2026...