web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si po mundohen fotot me IA të manipulojnë opinionin dhe të krijojnë "fake news"?

8 Tetor 2026, 16:04, Aktualitet CNA

Si po mundohen fotot me IA të manipulojnë opinionin dhe të

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale 24 orët e fundit e ka bërë edhe njëherë shoqërinë të reflektojë se si po përdoren këto platforma, të ndihmuara nga Inteligjenca Artifiale, për të denigruar figura të njohura apo individë të zakonshëm.

Videoja tregon një person, që thuhet se është një gazetar i njohur, në një drekë mes miqsh. Materiali është i shkurtër vetëm 7 sekonda. Ai është prerë në nisje për të dhënë idenë se gazetari ka përqafuar vajzën që ka ngjitur dhe është prerë edhe në momentin e fundit kur një personazh tjetër ngjitur me vajzën bën një veprim jo të hijshëm me të.

Si po mundohen fotot me IA të manipulojnë opinionin dhe të
Foto e manipuluar me Inteligjencë Artificiale

Po ta shikosh videon, gazetari për të cilin thuhet se është aty, ka mjekër dhe flokë të zeza e të dendura, që ata që e njohin e dinë se nuk i ka, sepse i kanë dalë thinjat që 12 vjet më parë. Ka një peshë trupore që nuk e ka pasur kurrë ne jetë. 

Ekspertët e IT-së thonë se në këtë pjesë të videos është ndërhyrë për të manipuluar lëvizjen e tij. Edhe në pjesën e fundit të videos, sipas tyre, është ndërhyrë për të manipuluar veprimet e personit të dytë.

Manipulimi vijon më tej. Disa faqe në "Instagram" apo "Facebook" kanë nxjerrë një foto sikur personi që thuhet se është gazetari, i hedh dicka në gotë vajzës. Ky imazh nuk është askund në video. Pra, kjo foto është e krijuar tërësisht me IA.

Si po mundohen fotot me IA të manipulojnë opinionin dhe të
Foto e manipuluar me Inteligjencë Artificiale

Po të shihet me kujdes videon, në të njëjtë sekuencë prej 7 sekondash gazetari shfaqet një herë me syze një herë pa syze. Po në të njëjtën sekuencë, vajza afër tij shfaqet njëherë pa syze e një herë me syze dielli.

Tani, veç imazheve, për të përbaltur një figurë të njohur është manipuluar dhe narrativa. Ata që e kanë qarkulluar videon shkruajnë se aty ka ndodhur “një sulm seksual, një abuzim” e të tjera. Vetë vajza për të cilën thonë këto rrjete sociale se e kanë identifikuar, ka reaguar duke thënë se nuk është ajo aty. Asnjë vajzë tjetër nuk është ankuar më përpara për ndonjë abuzim.

Ajo që kemi parë këto ditë është se nëpërmjet inteligjencës artificiale janë krijuar edhe video të tjera për të sulmuar politikanë e biznesmenë.

Si po mundohen fotot me IA të manipulojnë opinionin dhe të

Për shembull, një seri videosh qarkullojnë sikur Ergys Agasi po flet në një zyrë me Vlora Hysenin apo Edi Ramën, etj. Manipulimi që po bëhet me anë të videove është i qëllimshëm, për të denigruar një figurë apo për të ngritur një furtunë, në një periudhë jo të qetë për Shqipërinë. Në valën e sulmeve nëpër rrjetet sociale po përfundojnë përditë individë të veçantë. Dikush e bën si pjesë e fenomenit të gjobëvënies, e dikush për interesa të tjera.

Policia, prokuroria apo gjykatat duhet të ndërhyjnë në këto raste për t’i identifikuar këto faqe anonime dhe për t’i vënë përpara përgjegjësisë autorët e këtyre manipulimeve dhe këtyre sulmeve. Nëpërmjet këtyre postimeve ata shkaktojnë trauma individuale e familjarë të personave që përfshijnë.

Është koha që Policia e Shtetit të kuptojë se njerëzit nuk sulmohen më vetëm fizikisht, por nëpërmjet faqeve anonime në internet, po sulmohen në jetën e tyre private, brenda familjeve e kudo.

Në këto kohë të zhvillimit të frikshëm të Inteligjencës Artificiale, ajo duhet ta fuqizojë sektorin e krimit kibernetik, për ta pasur pararojë, për ta mbrojtur shoqërinë nga një armik i padukshëm në sipërfaqe, por që në prapaskenë kanë për regjisorë llumin e shoqërisë që po përpiqet të destabilizojë vetë shoqërinë. /CNA





Lajmet e fundit nga