web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

AKMC paralajmëron qytetarët: Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje

8 Tetor 2026, 16:11, Aktualitet CNA

AKMC paralajmëron qytetarët: Reshje intensive dhe rrezik për

Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile ka ndarë sot një paralajmërim për qytetarët bazuar në parashikimin e bërë nga Instituti i Gjeoshkencave për kushtet e motit.

Sipas të dhënave, gjatë pasdites së sotme, 8 tetor, dhe ditës së nesërme, 9 tetor, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në Qarqet Shkodër dhe Lezhë, si dhe reshje intensive në Qarkun Durrës.

Në Qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar.

Reshjet, të cilat në shumicën e qarqeve pritet të jenë në formë shtrëngatash, mund të shkaktojnë vërshime të ujit në zonat urbane, përmbytje lokale dhe rrëshqitje të dherave, veçanërisht në Qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

AKMC u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet pranë lumenjve, përrenjve dhe zonave të rrezikuara, si dhe të mos kalojnë në rrugë të përmbytura./CNA 





Lajmet e fundit nga