8 Tetor 2026, 16:00
Nga G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi për miratimin e reformës territoriale. Ai e ka cilësuar situatën si një proces të shoqëruar me përplasje dhe tensione, duke pretenduar se reforma po miratohet me tensione të ashpra.
Në reagimin e tij, ai ka sulmuar edhe Arbian Maznikun, duke e akuzuar se ka ndërtuar karrierën politike duke tradhtuar Erion Veliajn. Sipas Blushit, ai ka përfituar politikisht duke u distancuar nga ish miku, i tij dhe ka bërë karrierë mbi atë që ai e cilëson si 'tradhti ndaj shokut'.
“Dua t’ju kujtoj një element që nuk duhet anashkaluar. A mund të më thoni një vend që miraton një reformë territoriale me gjak, me shkopinj gome, me gaz lotsjellës, me arrestime?
Ku ndodh kjo? Kjo ndodh vetëm në diktaturë dhe kjo ka ndodhur në diktaturë. Ata qytetarë që po protestojnë sot, nuk kanë ardhur nga hiçi. Janë banorë të 15 bashkive që ju kërkoni t’i shuani, t’i zhdukni nga harta e Shqipërisë. Dhe për t’i dhënë një përgjigje një “kolegu”, se këta nuk meritojnë t’i quash kolegë, se s’mund të jesh koleg me ata që mbrojnë interesat mafioze të Edi Ramës. Por prezantuesi, lapto-reforma (Arbian Mazniku), i cili e ndërtoi karrierën duke tradhtuar Erion Veliajn, dhe i cili do të jetë viktima e parë e Erion Veliajt, sepse e ka paralajmëruar që do t’i ngulë thonjtë në fyt.
Pra, këta njerëz që ndërtojnë karrierën e vet politike mbi tradhtinë ndaj shokëve më të ngushtë janë zgjedhur nga Edi Rama fiks adapt për të prezantuar një reformë e cila në vetvete nuk është asgjë tjetër veçse një akt kriminal dhe diktatorial. Një thikë pas shpine, një tradhti për të gjithë shqiptarët.”, u shpreh Blushi./Dosja.al
tedi blushi
Politike
8 Tetor 2026, 15:55
E.d
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka deklaruar se Reforma e re Territoriale, e cila është...
Politike
8 Tetor 2026, 15:51
G.M
Marjana Koçeku
TIRANË- Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste dy muaj më parë, u ka bërë thirrje depu...
Politike
8 Tetor 2026, 15:49
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën duke thënë se janë shëndërruar n&e...
Politike
8 Tetor 2026, 15:43
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar Reformën e re Territoriale si një hakmarrje pol...
Politike
8 Tetor 2026, 15:15
E.d
Albin Kurti
KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të enjten në takim kryeministrin Albin Kurti, n&e...
Politike
8 Tetor 2026, 14:30
I.A
Arbjan Mazniku
TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka kundërshtuar në Kuvend akuzat e opozitës se Ref...
Politike
8 Tetor 2026, 14:25
I.A
Arbjan Mazniku
TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka kundërshtuar në Kuvend pretendimet e opozitës s...
Politike
8 Tetor 2026, 13:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, iu drejtua në Kuvend ministrit Arbjan Mazniku, duke e pyetur se p&eum...
Politike
8 Tetor 2026, 13:41
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në parlam...
Politike
8 Tetor 2026, 12:48
E. D
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar efektivët e policisë që janë me maska dhe të paidentif...