8 Tetor 2026, 16:10
Nga DOSJA

BRAZIL - Një skandal i bujshëm ka shpërthyer në futbollin brazilian. Alejandro Mancuso, ish-futbollist argjentinas i Flamengos dhe Palmeiras dhe ish-asistent i Diego Maradonës, akuzohet se shiste licenca trajneri pa përfunduar kursin standard trevjeçar.
Sipas një hetimi dyvjeçar të UOL, Mancuso u ofronte futbollistëve licencat PRO, A, B dhe C, brenda vetëm 7 deri në 10 ditë, kundrejt një pagese prej rreth 18 mijë eurosh. Në vend të viteve të studimit, gjithçka premtohej të përfundonte në pak ditë.
Në listën e emrave të përfshirë janë Thiago Silva, Roberto Assis, Diego Souza, Felipe Melo, Diego Lugano, Dejan Petkovic, Roberto Carlos, Paolo Guerrero, Luiz Gustavo, Alex de Souza dhe Paulinho. Mes tyre ka edhe ish-lojtarë të Porto, Benfica dhe Sporting.
Mancuso i ka mohuar akuzat, ndërsa Shoqata e Trajnerëve të Futbollit Argjentinas ka deklaruar se ai nuk ishte i autorizuar ta përfaqësonte dhe se dokumentet e përfshira në skemë janë të falsifikuara.
Thiago Silva ka pranuar se kishte paguar për kurse që nuk u zhvilluan sipas marrëveshjes. Ai mori licensën, por nuk e përdori pasi nuk mundi të verifikonte autenticitetin e tyre. Edhe Felipe Melo dyshoi për skemën, kërkoi paratë mbrapsht dhe arriti t'i rikuperonte.
Çështja mori një tjetër dimension pas një operacioni policor në vitin 2025, ndërsa hetimi i UOL ka zbuluar detaje të reja mbi mënyrën se si funksiononte skema.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Tetor 2026, 16:00
SPANJE - Anthony Gordon ka nisur punën me shpejtësi në Barcelonë. Klubi katalanas ka nënshkruar me një sulmues krahu të mpr...
Sport
8 Tetor 2026, 15:40
Aleksander Ceferin dëshiron të rikandidojë për president të UEFA-s
ZVICER - Alexander Ceferin ka ndryshuar mendje dhe do të ...
Sport
8 Tetor 2026, 15:30
Messi përshëndet me dorë në ndeshjen e tij të fundit me ekipin kombëtar argjentinas
ARGJENTINE - Messi, një nga ikonat m...
Sport
8 Tetor 2026, 15:00
SPANJE - Barcelona del nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare pa pengesa të mëdha. Ndërsa në të kaluarën ka pasur disa ...
Sport
8 Tetor 2026, 14:29
SPANJE - Aurélien Tchouaméni po e sheh përsëri të ardhmen me optimizëm. Mesfushori i Real Madridit, i cili mungonte në ...
Sport
8 Tetor 2026, 14:30
Pep Guardiola duke pozuar me një ekspozitë të trofeve që ka fituar në nëntë sezonet e tij te Manchester City
ANGLI - P&e...
Sport
8 Tetor 2026, 14:00
ANGLI - Të mërkurën e ardhshme (ora 21:00), dita e dytë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve do të...
Sport
8 Tetor 2026, 13:30
ITALI - Dhe ndërsa gjithçka është në një ngërç, Milani është në lëvizje. Pushimi i gjatë ...
Sport
8 Tetor 2026, 13:00
ITALI - A mund të tregojnë katër paraqitje, për vetëm 131 minuta në total, të gjithë historinë e një lojtari...
Sport
8 Tetor 2026, 12:42
SPANJE - Hansi Flick përfundoi seancën e tij të parë stërvitore me të gjithë lojtarët ndërkombëtarë t&e...