Anulohen urdhër-kontrollet për pronat e Princ Andrew, policia pranon gabimin
Policia britanike njoftoi të enjten se urdhër-kontrollin e pronave të lidhura me vëllain më të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, ishin dhënë gabimisht dhe duhet të anulohen.
Vëllai më i vogël i Mbretit Charles u arrestua në shkurt nën dyshimin për shpërdorim të detyrës publike, ndërsa kontrolle u kryen në prona në Sandringham, në lindje të Anglisë, dhe në Windsor.
Andrew dyshohej se ka nxjerrë dokumente konfidenciale të qeverisë dhe ia ka kaluar të ndjerit Jeffrey Epstein, i dënuar për vepra seksuale, gjatë kohës kur Andrew shërbente si përfaqësues tregtar i Britanisë, nga viti 2001 deri në vitin 2011.
Policia nuk e ka akuzuar dhe Andrew, djali i dytë i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, ka mohuar çdo shkelje në lidhje me Epstein, duke thënë gjithashtu se i vjen keq për miqësinë e tyre.
Arrestimi i Mountbatten-Windsor dhe zemërimi për marrëdhënien e tij me Epstein, e la familjen mbretërore britanike përballë një prej krizave më të këqija në 90 vjet.
Mountbatten-Windsor kërkoi që urdhrat e kërkimit të rrëzoheshin dhe Policia e Luginës së Thames tha se pranoi që ato nuk ishin dhënë siç duhet.
“Ne pranojmë qëndrimin se vendimi fillestar i gjykatës për të lëshuar urdhër-arreste sipas legjislacionit specifik të përdorur ishte i pasaktë dhe për këtë arsye këto duhet të rrëzohen ligjërisht”, tha një zëdhënës i Policisë së Luginës së Thames.
“Procedurat ligjore janë duke vazhduar aktualisht për të vendosur se si do të menaxhohet materiali i sekuestruar gjatë kontrolleve dhe nëse mund ta mbajmë atë ligjërisht në mbështetje të hetimit tonë në vazhdim”, shtoi ai.
Ajo tha se hetimi i saj penal, i cili filloi pas publikimit të miliona dokumenteve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së në lidhje me Epstein, ishte ende në vazhdim.
Asnjë vend i sigurt, si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim
Koreja e Jugut teston armën e saj të parë hipersonike të prodhuar në vend
Zelensky: Sulmi rus ndaj autobusëve në Kramatorsk nuk do të mbetet pa përgjigje
- 16:16 Asnjë vend i sigurt, si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim
- 16:08 Koreja e Jugut teston armën e saj të parë hipersonike të prodhuar në vend
- 15:56 Reforma Territoriale, Balla-opozitës: Doni të kapni ndonjë një votë, ne duam të konkurrojmë për standardet e BE
- 15:53 Zelensky: Sulmi rus ndaj autobusëve në Kramatorsk nuk do të mbetet pa përgjigje
- 15:49 Burnham nga Berlini: Britania, e hapur që Gjermania t’i bashkohet programit të avionëve luftarakë GCAP
- 15:46 Rubio: Lufta në Ukrainë është në një ngërç të rrezikshëm