E ftuar në studion e “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Balina Bodinaku, e cila ka folur më shumë mbi eksperiencën e saj në televizion, por duke u ndalur edhe tek “Big Brother VIP”…
Çfarë mendimi ke për Brikenën si banore?
Brikena është vajzë e bukur padiskutim, por nëse do kuptonte se bukuria shkon përtej tipareve fizike, do ishte dhe më e bukur.
Po Mateo?
Unë e kam pëlqyer Mateon në momente të caktuara. Më ka pëlqyer për mënyrën se si e ka trajtuar marrëdhënien me Brikenën, për durimin e tij, për kujdesin, për të mos e vënë në siklet, për të respektuar ato distancat. Për këtë gjë e kam vlerësuar Mateon.