MAGAZINË /

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore

E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, vallja është përcjellë ndër breza dhe konsiderohet një nga shprehjet e veçanta të kulturës dhe traditës së kësaj treve.

Shkruar nga Versus

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare

Vallja e Osman Takës, një prej valleve më të njohura të traditës shqiptare dhe një simbol i identitetit çam, është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.

E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, vallja është përcjellë ndër breza dhe konsiderohet një nga shprehjet e veçanta të kulturës dhe traditës së kësaj treve.

Vallja karakterizohet nga lëvizje të fuqishme, por njëkohësisht elegante, përmes të cilave përcillen vlera si trimëria, sakrifica, solidariteti dhe shpirti i lirë.

Përfshirja në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale shihet si një hap i rëndësishëm për ruajtjen, dokumentimin dhe transmetimin e kësaj tradite te brezat e rinj.

Vallja e Osman Takës vijon të jetë një prej simboleve të identitetit kulturor shqiptar dhe një element i rëndësishëm i trashëgimisë së komunitetit çam./Versus.al

Poll