Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Inflacioni zbret në 2.9%, por ushqimet vijojnë të shtrenjtohen

    “Vallja e Osman Takës” përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Inflacioni zbret në 2.9%, por ushqimet vijojnë të shtrenjtohen
    Ekonomi

    Inflacioni zbret në 2.9%, por ushqimet vijojnë të shtrenjtohen

    October 8, 2026
    Inflacioni në korrik arriti në 3.4%! Ushqimet kryesojnë rritjen, në kulmin e prodhimit perimet shtrenjtohen me 10%! Booking dhe AirBNB shtojnë presionin, qiratë rriten me 5.2%

    Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua në muajin shtator, duke zbritur në 2.9%, nga 3.2% që ishte një muaj më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, çmimet e konsumit u rritën me 0.4% krahasuar me gushtin.

    Niveli i inflacionit në shtator ishte 2.9%, kundrejt 2.4% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo shifër është tashmë pranë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

    Pavarësisht ngadalësimit të përgjithshëm të inflacionit, ushqimet vijojnë të jenë ndër grupet që kanë dhënë ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve. Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me 0.96 pikë përqindje në inflacionin vjetor, ndërsa çmimet e tij u rritën me 2.8% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

    Pas ushqimeve, ndikimin më të madh e pati grupi “Transporti”, me 0.81 pikë përqindje. Çmimet në këtë grup u rritën me 12.4% në bazë vjetore.

    Në rritjen e përgjithshme të çmimeve ndikuan gjithashtu grupet “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera”, me 0.54 pikë përqindje, dhe “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, me 0.16 pikë përqindje.

    Ndërkohë, disa kategori shënuan ulje çmimesh. “Veshje dhe këpucë” ndikuan negativisht me 0.12 pikë përqindje, ndërsa “Informacioni dhe komunikimi” me 0.04 pikë përqindje.

    Sipas të dhënave të INSTAT, në shtator rritjen më të madhe vjetore të çmimeve e regjistroi transporti me 12.4%, i ndjekur nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me 5.9% dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4.5%.

    Edhe pse inflacioni i përgjithshëm është ngadalësuar, të dhënat tregojnë se presioni mbi buxhetet familjare vijon të jetë i pranishëm, veçanërisht për shpenzimet ushqimore dhe të transportit.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Inflacioni zbret në 2.9%, por ushqimet vijojnë të shtrenjtohen

    October 8, 2026

    “Vallja e Osman Takës” përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    October 8, 2026

    Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

    October 8, 2026

    Ministri Nufi vizitë zyrtare në Ankara, mikpritet nga homologu turk Yaşar Güler

    October 8, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.